LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Kurti e kishte një dosje për mua të shkruar nga Dejona Mihali

Abazi: Kurti e kishte një dosje për mua të shkruar nga Dejona Mihali

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Punëve të Jashtme, nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndaj tij është bërë luftë speciale tash e disa vite.

Abazi ka thënë se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ia ka prezantuar një dosje e shkruar sipas tij nga Dejona Mihali, me kritika ndaj tij.


Ai ka thënë se edhe Kusari-Lila ka shkruar kritika për të në atë dosje.

“Kjo më është thënë më vonë nga Kurti, kur kemi bisedu për problemet, dhe dosjen që e ka nxjerr dosjen e krijuar nga Dejona Mihali. Nuk e kam parë në tërësi, por në pjesë e tyre thotë që nuk ke qenë këtu për me votu buxhetin. Kam qenë në Amerikë dhe trillimet e pafundme që zonja Kusari ka shkru dhe jo vetëm për mu”, ka thënë ai, në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Abazi: Dejona Mihali është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së, bllokoi Komisionin hetimor për privatizim
Lexo po ashtu Abazi: Dejona Mihali është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së, bllokoi Komisionin hetimor për privatizim

Deputeti Abazi, ka dhënë detaje për përmbajtjen e dosjes, duke thënë se aty është përmendur një debat që e ka pasur me deputetin Armend Muja, gjatë një vizite në Tiranë.

“Një diskutim kot me Armend Mujën në vizitën e kryetarëve të komisioneve ne Tiranë. Në drekë pune ndodhi një situatë e akullt e mosrespektimit të protokollit. Me përvojën time ndërhyra që akulli të shkrihet, kjo ishte ndërmjet zonjës Mimi Kodheli dhe Armend Mujës”, ka thënë ai.

“Kjo është bërë pjesë e dosjes. Muja e merr fjalën pa iu dhënë fjala. Kodheli po e bënte udhëheqjen e takimit dhe kërkoi me mirësi nga ai që të mos vazhdojë, sepse nuk ishte radha e tij.  Aty për aty u krijua tension dhe ngrirje e bisedës. Unë thash që tradita në Kosovë është që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit, Muja mori fjalën duke e konsideru veten edhe si mysafir në Shqipëri. Kjo hyri në dosjen e Kurtit”, ka vijuar ai.

Ai ka deklaruar se edhe emërimi si kryetar i komisionit ka qenë nga frika se mos nuk do të votonte për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se asnjëherë nuk do ta dërgonte vendin në zgjedhje dhe se pretendimet e Kurtit nuk janë të vërteta.

“Unë mendoj që në situatën që jemi, ideja që unë jam përcjellë me dosje analiza, tregon që mund të provokohem në një drejtim, ideja është se unë nuk provokohem, unë nuk kam votë kundër Albin Kurtit. Do të vazhdoj deri në fund të mandatit pjesë e grupit parlamentar. Unë nuk do të jem shkak i rrëzimit të qeverisë Kurti, e më pak shkuarja në zgjedhje e shpenzimi i milionave eurove”, ka theksuar Abazi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori