Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi sot para Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik duke vendosur mbi një karrige të mbuluar me peshqir “njoftim mortor” për të simbolizuar sipas tij “vdekjen” e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Në letrën e vendosur mbi karrige shkruan “Pas ngufatjes tre vjeçare dha shpirt Kuvendi i Republikës së Kosovës! E pikëlluar: Demokracia e Kosovës”.
Gjithashtu sot pasi Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, deputeti Haki Abazi ka thënë se kjo është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit.
Abazi theksoi se kjo është shkelje po ashtu edhe mbi gjakun e aktivistëve të cilët kanë rënë mbi idealin që Kosova nuk do të pranojë “Zajednicë” për brenda rendit Kushtetues.
“Kur e pa që Dora Bakoyannis, heroina e Vetëvendosjes nëpërmjet Francës dhe të tjerëve iu vendosi dhe një kusht tjetër të Asociacionit, tani e dërgon statutin e ‘Zajednicës’ në Kushtetuese. Kjo është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit, është shkelje mbi gjakun e të gjithë aktivistëve të cilët kanë rënë me idenë e idealin që Kosova nuk do të pranojë Zajednicë për brenda rendit Kushtetues”, ka thënë Abazi.
Ai tha se draft statuti i Friedrich Ebert është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe rikonfirmon marrëveshjen 11 pikëshe.
Tutje Abazi tha se njerëz pa legjitimitet kanë vendosur se kur do të bëhet Asociacioni.
“Njerëz pa legjitimitet të cilët nuk e kanë marr votën e qytetarëve, por në kthina të errëta vendosin se kur do të bëhet Asociacioni, se kur duhet të falet toka e manastirit, se kur duhet të hyjë Kosova në negociata e në tensione përderisa me mijëra e qindra njerëz e kanë lënë Kosovën pikërisht për shkak të mungesës së prosperitetit dhe jetës normale në vend”, ka thënë ai.
Është mashtrim total i idesë së zgjedhjeve të parakohshme për ta manipuluar dhe nxjerrë energjinë për të mos u pa ideja që ky është duke e bërë ‘Zajednicën’. E patë sot në mëngjes që është duke e dërguar statutin e draftuar nga Friedrich Ebert që tregon qartazi se në çfarë niveli ka mbërri hipokrizia dhe manipulimi në formën e qeverisje”, ka thënë Abazi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Problemi me rinovimin e kontratës – tri klubet e mëdha evropiane futen në garë për Vinicius
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat