Deputeti Haki Abazi ka akuzuar Grupin Parlamentar të partisë së tij, LVV-së, se nuk po e lejojnë të marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës.
Ai në seancën e sotme të legjislativit tha se lista e deputetëve që duhet të marrin fjalën në Kuvend nuk duhet të përcaktohet nga Dejona Mihali.
“Duhet të jetë hera e fundit që tentohet të ngulfatet demokracia në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet si deputet i barabartë që të protestoj sa herë që dua të them diçka në këtë vend, pavarësisht prej qëndrimit që kam. Kështu që, këtë parlament e udhëheq Glauk Konjufca dhe jo Dejona Mihali. Nuk përcaktohet lista e deputetëve nga jashtë parlamentit të Kosovës”, tha ai.
Në debat u përfshi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Sali Zyba, i cili i tha Abazit mos e ka provuar picën e PDK-së, duke iu referuar diskutimeve të mëhershme në Kuvend në lidhje me akuzat që iu bënë deputetit Armend Muja se kur ka qenë në burg i është dërguar pica nga Bekim Haxhiu.
“Ne kemi mundur t’i ndajmë rrugët, por rrugën nuk mundemi me ia ndalu njëri-tjetrit. Prandaj në këtë moment sa po flet zotëri Abazi, ani pse disa çështje mundet me pas të drejtë, këtu një heshtje e plotë e subjekteve opozitare. Referuar deklarimit të Ferat Shalës se ‘Kamishi’ me pica mundet me dërgu apo liru prej burgu dikë, unë e kam një pyetje mos ke provu me kërku picën e PDK-së”, tha ai.
Por, Abazi i tha Zybës se kur vjen puna me ngrënë pica të PDK-së iu bie të shihen tjetër kah.
“Kur të vjen puna me ngrënë pica të PDK-së, shihemi tjetër kund. Por, po e them me shumë qartësi zotëri Zyba, mos luaj me fjalë të kota… Fakti që zotëri Muja ka qenë në burg dhe fakti që zonja Kusari ka qenë pjesë e ministrive që kanë privatizu distribucionin e Kosovës janë fakte shumë kokëfortë dhe nuk mundesh me i fshi, as me picë dhe as asgjë”, u shpreh ai. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!