LAJMI I FUNDIT:

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

Pas zyrtarizimit të kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës nga LDK-ja dhe Vetëvendosje, edhe AAK-ja ka dal me kandidatin e saj.

Kryesia e AAK-së në Podujeve ka mbajtur një mbledhje gjatë të cilës ka shqyrtuar listën e kandidatëve për asamble komunale dhe ka vendosur që kandidat për kryetar të Podujevës të jetë Fatmir Humolli, shkruan Indeksonline.

Sipas AAK-së, kryesia e degës se AAK-së në Podujevë shqyrtuar propozimin e anëtarit të kryesisë Patriot Rudari që kryetari i degës Fatmir Humolli i padiskutueshëm për të qenë kandidat në garën për kryetarë të Podujevës, të jetë njëkohësisht edhe bartës i listës së AAK-së, për zgjedhjet lokale.


Pas gatishmërisë së kryetarit Humolli për të marr këtë përgjegjësi dhe besimit te kryesisë, me votë unanime u vendos që bartës i Listës së AAK-së dhe kandidatë për kryetarë të komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale që mbahen me 22 tetor të jetë Fatmir Humolli.