LAJMI I FUNDIT:

AAK thotë se ambasadorët u përzgjodhën përmes telefonit, Kadrijaj: Për këtë çështje do t’i drejtohemi Gjykatës

AAK thotë se ambasadorët u përzgjodhën përmes telefonit, Kadrijaj: Për këtë çështje do t’i drejtohemi Gjykatës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në konferencë për media, ka denoncuar që siç ka thënë ajo përzgjedhjen e paligjshme të ambasadorëve në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Diasporë, ku Kadrijaj është anëtare e këtij komisioni.

Kadrijaj tregoi se në shumë raste të përzgjedhjes së ambasadorëve në mungesë të prezencës fizike, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, ka telefonuar deputetët për të shprehur votën e tyre. Sipas Kadrijajt, kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.


Kadrijaj ka njoftuar se këto praktika ku votimi është kryer përmes telefonit janë përdorur në rastin e përzgjedhjes të të propozuarit për Konsull në New York, Blerim Reka e gjithashtu edhe gjatë votimit të kandidatit për ambasador në Kroaci, Martin Berishaj.

AAK thotë se për këtë çështje i është drejtuar kryesisë së Kuvendit dhe zyrës ligjore në këtë institucion, për interpretim dhe anulim të këtyre vendimeve, si dhe do të përgatitet lënda për padi në Gjykatë./Telegrafi/