Kryesuesi i Departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të vijnë dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Lluka përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Përderisa po hyjmë në ditët e fundit të parapërgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, bashkatdhetarët duhet të fillojnë të mendojnë dhe të vendosin që ditën e zgjedhjeve të jenë edhe fizikisht në Kosovë”.
Më tej Lluka ka theksuar se vota e mërgimtarëve do të krijoj lehtësi që Qeveria e ardhshme me në krye me Ramush Haradinaj, të punoj shumë seriozisht në zgjidhjen e problemeve që preokupojnë bashkatdhetarët.
Postimi i plotë:
Një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës që jeton në vende të ndryshme të botës, e me theks të veçantë në Evropë, e kanë pasur të pamundur regjistrimin për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.
Koha e shkurtër për tu regjistruar (nga 15 der më 22 maj), ka qen një dështim në vete i KQZ-së, gjithashtu ka munguar një fushatë e mirëfilltë informimi si dhe problemi tjetër ka qenë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka qenë i gatshëm teknikisht të pranoj dhe procedoj aplikacionet e dërguara nga bashkatdhetarët.
Edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u garanton të drejtën e tyre për të votuar, problemet dhe pengesat teknike nga KQZ, por edhe institucionet tjera që nuk janë treguar kreative dhe të kujdesshme në vazhdimësi për të regjistruar dhe mundësuar votimin kanë lënë ”jashtë loje” një trup të konsiderueshme zgjedhore.
Përderisa po hyjmë në ditët e fundit të parapërgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, bashkatdhetarët duhet të fillojnë të mendojnë dhe të vendosin që ditën e zgjedhjeve të jenë edhe fizikisht në Kosovë.
Prania e tyre në Kosovë, u jep mundësin që përmes votës ata të ndëshkojnë keq qeverisjen e gjer tanishme e cila jo rrallë e jo pak, ju ka shkaktuar edhe atyre vetë pengesa e probleme të shumta.
Pavarësisht shpenzimeve që krijojnë, vështirësive për tu larguar nga vendet e tyre të punës në shtetet ku jetojnë, është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe proceset në të cilat po kalojmë ardhja e tyre për të shprehur vullnetin politik përmes votës. Me votë të ndëshkojnë ata që ju pamundësuan votimin në shtetet ku jetojnë.
Vota juaj do të krijoj lehtësi që Qeveria e ardhshme me në krye z. Ramush Haradinaj, të punoj shumë seriozisht në zgjidhjen e problemeve që preokupojnë bashkatdhetarët.
Zgjidhja e problemit me kartonin e gjelbër, pritjet e gjata në kufi, krijimi i një databaze për diasporën e cila do të mundësonte edhe krijimin e një liste të votuesve në diasporë, por kjo do të shërbente edhe për qëllime tjera për mërgimtarët, janë vetëm disa nga prioritetet e Qeverisë Haradinaj për mërgatën.
Lehtësira për investime nga diaspora, mundësi kthimi për të rinjtë duke ju krijuar vende pune dhe lehtësira për studime dhe zhvillim.
Qeveria Haradinaj, do të garantoj qëndrueshmëri dhe përkrahje ekonomike që të rinjtë kosovar të mos marrin rrugët e mërgimit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Departamenti për Diasporën, ju bënë ftesë të gjithë bashkatdhetarëve tanë, kudo që jetojnë, që të tejkalojnë të gjitha vështirësitë e mundshme dhe me datën 11 qershor të jen edhe fizikisht prezent në Kosovë dhe me votën e tyre të fuqizojn, të bëjnë edhe më madhështore fitoren e madhe të Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës z. Ramush Haradinaj.
Përmes votës tuaj ju keni rastin të shprehni vullnetin tuaj dhe bashkërisht të arrijmë ndryshimet që duam.
Ardhja dhe vota juaj, do të thotë jashtëzakonisht shumë për Aleancën, për Kryeministrin Haradinaj por edhe për të ardhmen e vendit tonë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Departamenti i Diasporës
Jahja Lluka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë