LAJMI I FUNDIT:

AAK: Shkarkimi i Valdete Dakës është praktikë e paparë institucionale dhe dëshmon kapjen e shtetit

AAK: Shkarkimi i Valdete Dakës është praktikë e paparë institucionale dhe dëshmon kapjen e shtetit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga kryesuesja e KQZ-së.

AAK konsideron se shkarkimi Dakës, është praktikë e paparë institucionale dhe dëshmon për të satën herë kapjen e shtetit.


“Sulmi në institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve, është tregues i tentimit për vendosjen e autokracisë, fenomen për të cilin Aleanca ka tërhequr vërejtjen shumë kohë më parë”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, arsyetimet e dhëna për shkarkimin e Dakës janë të pasakta, sepse para shkarkimit i është kërkuar dorëheqja në këmbim të mirënjohjes.

Pas shkarkimit të Dakës, Presidentja emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të KQZ-së
Lexo po ashtu Pas shkarkimit të Dakës, Presidentja emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të KQZ-së

“Ky është tregues i qartë i mënyrës së qeverisjes qe po tentohet të instalohet në vendin tonë. I bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndalojë përpjekjet për kapjen e shtetit dhe arrogancën e numrave”, thuhet tutje.

AAK thekson se Kosova është Republikë Parlamentare me demokraci të konsoliduar dhe si e tillë funksionon dhe është pranuar nga shumë shtete dhe se këto praktika jodemokratike duhet të marrin fund./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori