LAJMI I FUNDIT:

AAK i qëndron prapa Haradinajt, taksa nuk do të hiqet

AAK i qëndron prapa Haradinajt, taksa nuk do të hiqet

Taksa prej 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, ka filluar të bëhet “mollë sherri” në mes partnerëve të koalicionit.

Kryeministri Haradinaj po vazhdon të këmbëngulë në vendimin e tij, duke thënë se taksa nuk do të hiqet pavarësisht presioneve të shumta.


Haradinaj pas takimit me ambasadorin amerikan: Nuk ka ndryshim, taksa mund të mbetet përgjithmonë
Lexo po ashtu Haradinaj pas takimit me ambasadorin amerikan: Nuk ka ndryshim, taksa mund të mbetet përgjithmonë

Vendimit të kryeministrit Haradinaj për mos heqjen e taksës, parapa i qëndron edhe AAK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se taksa nuk do të hiqet, përderisa Serbia vazhdon politikën e saj agresive ndaj Kosovës.

“Z.Haradinaj ka ofruar një propozim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë ku do të ishin garantues Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Taksa nuk hiqet përderisa Serbia edhe më tutje vazhdon me politikën dhe diplomacinë agresive kundër Kosovës”, ka deklaruar Isufi.

Veseli për ruajtje të raporteve me SHBA-në: Taksa të pezullohet me kushte për 120 ditë
Lexo po ashtu Veseli për ruajtje të raporteve me SHBA-në: Taksa të pezullohet me kushte për 120 ditë

Kryeparlamentari Kadri Veseli dje pas takimit me ambasadorin amerikan propozoi që taksa për produktet serbe e boshnjake të pezullohet për 120 ditë dhe me kushte, si mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për disa arsye.

Pas kësaj kërkese të Veselit, ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili shkroi se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori