LAJMI I FUNDIT:

AAK pret që Ligji për Trepçën të aprovohet (Foto)

AAK pret që Ligji për Trepçën të aprovohet (Foto)

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë duke pritur që Ligji për Trepçën do të aprovohet në leximin e dytë.

Deputeti Bali Muharremaj ka publikuar një fotografi nga zyrat brenda Kuvendit të Kosovës ku shihet së bashku me deputetët tjerë.


“Në pritje të aprovimit të Ligjit për Trepçën, në leximin e dytë i cili i jep zgjidhje të qëndrueshme, gjigantit TREPÇA”, ka shkruar Muharremaj, njofton Klan Kosova.

Deputetët e AAK-së edhe gjatë seancës së mëhershme kanë thënë se e përkrahin Ligjin, por se kanë propozuara disa amendamente që Ligji të plotësohet për leximin e dytë.

aak deputetet