LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: Pakoja ekonomike qeveritare është vetëm një mashtrim

Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: Pakoja ekonomike qeveritare është vetëm një mashtrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë së Kosovës për qasjen e saj ndaj ekonomisë së vendit gjatë pandemisë.

Haradinaj në një konferencë për media, ku u shfaq së bashku me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi dhe ekspertin e ekonomisë Muhamet Spahiu, ka thënë se ekonomia e Kosovës po merr goditje të rëndë dhe po shkon në drejtim negativ derisa ka përmendur edhe pikën për gazsjellës në Marrëveshjen e Washingtonit, duke thënë se kryeministri Kurti po e vonon qëllimisht.

“Kur kam qenë kryetar qeverie, Vetëvendosje dhe Haki Abazi atëherë kanë qenë mjaft të zëshëm për energjinë me qymyr në emër të mbrojtjes së ambientit. Amerika i ofron Kosovës diversitet energjetik, pra na bie gazin amerikan prej Greqisë dhe na ofron 200 milionë pare dhe Kosova po e dështon këtë projekt me vonesa. Tani ua bëj pyetjen atyre që ishin kundër qymyrit. Pse janë kundër gazit amerikan, a po e presin gazin rus, sikurse një pjesë e Europës? Pra, pyetja për Albinin dhe për tjerët a po e pritni gazin rus dhe për këtë po i dështoni 200 milionët e MCC dhe s’po e lejoni ardhjen e gazit amerikan?”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë pakoja për ringjalljen ekonomike është komplet mashtrim, ndërsa ka dhënë disa propozime për si mund të shfrytëzohen këto para për ta rimëkëmbë ekonominë e vendit.

“Jemi të shqetësuar për ekonominë dhe sektorin privat që s’është trajtuar nga Qeveria. Pakoja është komplet mashtrim.  Kjo pako përmban masa dhe instrumente sociale ose pare që qeveria i ka kode buxhetore dhe obligim operacional që 20 vjet, pra s’është masë e re, por buxheti ekzistues i paraparë për ato qëllime”, tha Haradinaj.

Eksperti i ekonomisë Muhamet Spahiu ka përmbledhur disa nga shqetësimet e shumta dhe kryesore që kanë si subjekt lidhur me këtë çështje.

“Emërtimi i programit Pako e Ringjalljes Ekonomike, e shpërfaq përkushtimin e kësaj Qeverie që me emërtime si “ringjallja”, “gjakderdhja”, të nxit urrejtje ndërmjet qytetarëve, dhe pa asnjë veprim të vërtetë dhe reale për ekonominë”, tha Spahiu.

Ai ka publikuar disa të gjetura që demaskojnë Qeverinë e Kosovës lidhur me pakon për ringjallje ekonomike.

“1. Në mbështetje jashtëzakonisht të kufizuar për ekonominë në pandemi dhe pa politika ekonomike;

2. E ashtuquajtura Pako për Ringjalljen Ekonomike determinohet nga politikat sociale dhe nga aktivitete dhe linja buxhetore të përvitshme të buxhetit të Republikës së Kosovës;
3. Nga shtyrja e subvencionimit të bujqësisë dhe tentimi i përsëritur për uljen e pagesave direkte për bujqësi”, tha Spahiu.
Ai tha se nga programi prej 420 milionë euro, vetëm 98 milionë euro janë mbështetje financiare reale për ekonominë.

“Ky program vlerësohet të jetë 420 milion euro. Nga 420 milion të planifikuara, vetëm MASA1, Mbështetja e Punësimit dhe MASA 2-Ringjallja e Ekonomisë dhe Prodhimit, pjesërisht i destinohen ekonomisë. Pra vetëm 98 milion euro janë mbështetje financiare reale për ekonominë”

“Ashtu siq e shihni në materialet e prezentuara, masat dhe nënmasat tjera, 55 milion janëkomplet politika sociale që trajtohen me buxhet çdo vit, ndërsa 267 mil. për shëndetësi, arsim, kulturë, sport, infrastrukturë, efiqiencë, energji, për filtrat e Kosova B, janë linja buxhetore qëekzistojnë në buxhetin e Kosovës që nga koha e UNMIK”, tha Spahiu.

Ai shtoi se me këto veprime kanë shkaktuar një varg trende negative të treguesve themelor të ekonomisë.

“Rritjen enorme e çmimeve, ku disa artikuj elementar për pak muaj, kanë rritje të çmimit deri në 30%; Rritje të importit në gjashtë mujorin e parë për 26 % apo 1.729 mil më shumë import se sa viti kaluar. Deficit tregtar më të lartë për 39.5% në muajin korrik 2021; 132 milion euro import nga Serbia vetëm për gjatë muajt e parë, përderisa 54 ishin në 2020, ndërsa 3.3 në vitin 2019; Papunësia në rritje, ekonomi informale në rritje, dhe kontrabandë nga Serbia”, tha ndër të tjera Spahiu.

Spahiu i ka bërë thirrje Qeverisë që ta trajtoj seriozisht ekonominë dhe procesin e rimëkëmbjes.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta trajtoj seriozisht ekonominë, si procesin e rimëkëmbjes, një ashtu edhe politikat ekonomike. Për ta trajtuar realisht ekonominë dhe për të iu përshtatur realitetit të ri, ne rekomandojmë masa të reja dhe menjëhershme në shumë prej 280 milion euro: 150 mil për të gjithë sektorët sipas dëmeve, prodhuesve – 50 milion, përkrahja e eksportit 50, teknologjisë së shërbimeve të IT – 30 milion”, përfundoi Spahiu.

Ndërsa kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dëmet që i janë bërë vreshtarëve të kësaj komune por edhe fermerëve të komunave të tjera të cilat janë të orientuara kah bujqësia.

Latifi ka thënë se vonesat në subvencione janë shkatërruese për ekonomitë familjare.

“Subvencionet e vonuara, do të jenë shkatërruese për ekonomitë e vogla familjare të cilët kultivimin e rrushit e kanë të varur direkt nga këto subvencione dhe se këto vonesa do të ndikojnë në dorëzimin e bujqve dhe heqja dorë nga kultivimi i rrushit për vitet në vazhdim”, ka thënë Latifi.

I pyetur nga gazetarët, kryetari Haradinaj ka thënë se është shumë e çuditshme qasja e kryeministrit Kurti ndaj Serbisë.

“Qasja e Kurtit është e çuditshme ndaj Serbisë, në fillim kemi pa një retorikë por tani i ka palu veshtë fort nuk po e kuptojmë pse, shqetësimin më të madh qe e kam është heqja e masave antidamping për blloqet e Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për heshtjen e saj në raport me numrin e madh të vdekjeve dhe të infektuarëve nga koronavisuri.

“Kryeministri e ka ngritjen e rasteve të vdekjes prej virusit, nuk e dëgjojmë kryeministrin duke e thënë një fjalë, duke shkuar në klinika, duke e mbajt një konferencë për shtyp. Këta janë të huptë nuk po merren me temën”, ka thënë Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori