LAJMI I FUNDIT:

AAK nuk e përkrah mocionin e LVV-së për rrëzimin e qeverisë

AAK nuk e përkrah mocionin e LVV-së për rrëzimin e qeverisë

Përkundër përçarjeve të fundit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kjo e fundit e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës nuk pritet ta përkrahë mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Madje në këtë parti nuk besojnë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të qeverisë aktuale.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të qeverisë Hoti.

I pyetur se a do votojnë pro këtij mocioni të mosbesimit për shkak të përçarjeve të fundit për dialogun në mes të AAK dhe LDK-së, Selmanaj tha se si AAK e kanë në traditë që marrëveshjet me partitë e koalicionit t’i respektojnë deri në fund.

Vetëvendosje sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti
Lexo po ashtu Vetëvendosje sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti

“Gjithmonë opozita e ka si detyrë jo vetëm me kritikua qeverinë por edhe me mund me rrëzua është demokratike, por që ne si koalicion jemi duke funksionuar mirë, ndërsa Vetëvendosje e ka të drejtën e vetë….Unë mendoj që jo sepse qeveria është duke funksionuar normal….Jo në traditën e Aleancës ne kur mbërrijmë marrëveshje atë e respektojmë deri në fund vetëm nëse partnerët nuk e respektojnë marrëveshjen është çështje tjetër por ne si parti i rrimë deri në fund marrëveshjes”, tha ai për KosovaPress.

Tutje ai tha se presin që Lidhja Demokratike e Kosovës të reflektojë karshi shqetësimeve të këtij subjekti politik.

“Ato që ne i kemi shprehur si shqetësime nga ne dhe kryetari jonë normal që kemi të drejtë, dhe presim që me reflektua në proceset përpara dhe jemi të bindur se do ndodh ashtu”, tha Selmanaj.

Gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocioni e mosbesimit për qeverinë Hoti./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori