LAJMI I FUNDIT:

AAK: Nesër votojmë pro shpërndarjes së Kuvendit

AAK: Nesër votojmë pro shpërndarjes së Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër pritet të votojnë për t’i dhënë fund ose jo legjislaturës aktuale. Partitë politike janë deklaruar se duan zgjedhje të jashtëzakonshme dhe që do të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se janë të gatshëm që nesër të vënë votën e tyre.

Këtë, për KosovaPress, e ka konfirmuar shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi.

“Po, grupi parlamentar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës do të votoj për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës”, tha Isufi.

Data e seancës për të votuar për shpërndarjen e Kuvendit ka ardhur pas dorëheqëses së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

Këtë ai e bëri pasi mori ftesë të paraqitet në Gjykatën Speciale.

Kujtojmë se presidenti i vendit u kishte kërkuar koalicionit qeverisës një emër për mandatar në postin e shefit të Qeverisë por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ishte përgjigjur si lider i koalicionit duke i kërkuar zgjedhje të reja./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori