LAJMI I FUNDIT:

AAK tregon pse i kërkuan Shpend Ahmetit ta lirojë Salihajn nga detyra e drejtorit të Arsimit

AAK tregon pse i kërkuan Shpend Ahmetit ta lirojë Salihajn nga detyra e drejtorit të Arsimit

Pas vendimit të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që ta lirojë nga detyra e drejtorit të Arsimit, Jonuz Salihajn, ka reaguar kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj.

Brahimaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kryesia e Degës dhe Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë ka përcjellur në vazhdimësi punën dhe performancën e të gjithë drejtoreve të emëruar nga AAK në Prishtinë.


“Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z.Jonuz Salihajt për mos përgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm”, thuhet në reagimin e Brahimajt.

Ai thotë se “Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga z. Shpend Ahmeti largimin nga detyra e Drejtorit te Arsimit, z.Jaouz Salihaj”.

Shpend Ahmeti liron Jonuz Salihajn e AAK-së nga detyra e drejtorit të Arsimit në Prishtinë
Lexo po ashtu Shpend Ahmeti liron Jonuz Salihajn e AAK-së nga detyra e drejtorit të Arsimit në Prishtinë

“Kjo është e vërteta dhe asnjë arsye tjetër e trilluar dhe e gatuar me qëllim dezinformimi të opinionit se gjoja u shkarkua sepse ‘nuk pranoi të regjistrojë fëmijë nëpër shkolla ose të bëj punësime politike’ nuk ekzistojnë”, thuhet në reagimin e Brahimajt.

“Unë Brahim Mehmetaj si Kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë bashkë me Kryesinë e Këshillin Drejtues gjithmonë do të jemi në shërbim të qytetit tonë dhe asnjëherë në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që askush të keq menaxhojë me përgjegjësitë e marra nga AAK për t’i shërbyer qytetarëve te Prishtinës”.

“Gjithashtu, do të përcillet puna e të gjithë të emëruarve e edhe të zgjedhurve në të gjitha pozitat dhe aty ku haset në keq menaxhim do të veprohet njësoj si me z. Salihaj”, thuhet në reagimin e Brahimajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori