LAJMI I FUNDIT:

AAK mblidhet para fillimit të seancës për demarkacionin (Foto)

AAK mblidhet para fillimit të seancës për demarkacionin (Foto)

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mbajë seancën për ratifikimin e demarkacionit. Ndërkaq ende nuk dihet nëse koalicioni qeverisës ka arritur ti sigurojë 80 votat e duhura për kalimin e kësaj marrëveshje.

Pak para fillimit të seancës së Kuvendit, Grupi Parlamentar i AAK-së, është mbledhur për të diskutuar rreth kësaj çështje.


Këtë e ka bërë të ditur lideri i AAK-së njëherësh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Diskutim me Grupin Parlamentar të AAK-së para seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se javën e kaluar, deputetja Donika Kadaj-Bujupi i është rikthyer sërish AAK-së duke u larguar kështu nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/