LAJMI I FUNDIT:

​AAK konsideron se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë votimit të Qeverisë Kurti

​AAK konsideron se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë votimit të Qeverisë Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kërkon sqarim për rolin e Glauk Konjufcës gjatë ditës së sotme, kur edhe u votua qeveria e re.

Sipas AAK-së, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë miratimit të Qeverisë ka votuar për miratimin e saj, e po ashtu edhe për zgjedhjen e tij si Ministër i Jashtëm.


Shkumbin Demaliaj nga AAK në një konferencë për media të mbajtur sonë, tha se kjo përbën konfuzion të madh.

“Përbën konfuzion të madh lidhur me atë se kush duhet të nënshkruajë aktin e miratimit të Qeverisë së Kosovës, që është detyrë ekskluzive kryesisht e kryetarit të Kuvendit. Në këtë rast gjatë fjalimit deputetja Teuta Haxhiu, gjatë debatit që është bërë për qeverinë, iu ka drejtuar kryetarit Konjufca se a keni dhënë dorëheqje a jo, dhe përgjigja ka qenë jo. Këtë e dinë të gjitha mediat dhe gjithë Kuvendi, sepse pyetja ka qenë publike”, tha ai, raporton KP.

Ai tha se për këtë ekspertët duhet ta thonë fjalën e vet, pasi sipas tij është shkelje e madhe.

“Po shihet haptas se është një shkelje e madhe në rastin e nënshkrimit të miratimit qeverisë që duhet ta bëjë kuvendi. Në anën tjetër shohim edhe diçka tjetër, neve kemi marrë rendin e ditës të mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë së Kuvendit. Pas miratimit të qeverisë, Kryesia e Kuvendit është mbledhur aty, zyrtarisht është vetëm një pikë e rendit të ditës, nuk është diskutuar për dorëheqjen e kryetarit Konjufca, është thirrje e seancës së jashtëzakonshme… Kjo bëhet me kërkesë vetëm që të votohet kryetarja e re, Vjosa Osmani”, ka shtuar Demaliaj.

Krahas kësaj, ai ka bërë të ditur që pas konsultimeve me ekspertët do i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Neve do të konsultojmë ekspertët, kemi konsultuar e shohin se është konfuzion, dhe ta shohim gjatë ditëve në vazhdim nëse parashihet që është shkelje kushtetuese do t’i drejtohemi mekanizmit institucional që është Gjykata Kushtetuese e Kosovës për ta trajtuar këtë rast më tutje”, tha ai.

Teuta Haaxhiu nga AAK tha se nuk kanë marrë asgjë me shkrim për të sqaruar rolin e Glauk Konjufcës, për çka tha se do të shohin ditëve në vijim se si do të sqarohet pozicioni i tij gjatë ditës kur u votua qeveria e re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori