LAJMI I FUNDIT:

AAK kërkon përgjegjësi nga Kryeministri për mungesën e serumit kundër kafshimit të gjarpërit

AAK kërkon përgjegjësi nga Kryeministri për mungesën e serumit kundër kafshimit të gjarpërit

Nëse kafshoheni nga gjarpëri rrezikoni të vdisni pasi në QKUK nuk ka serum kundër helmimit nga gjarpëri. Meedikamenti që mbron trupin e njeriut nga helmimi në rast kafshimi prej gjarprit s’është duke u dërguar në Klinikën Infektive.

Për këtë ka reaguar kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, i cili ka kërkuar përgjegjësi nga Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani për mungesën e serumit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Arifi ka thënë se nëse dikush vdes nga kafshimi i gjarprit atëherë do të konsiderohet vrasje pasi zyrtarët e shtetit s’po e sigurojnë ilaçin që shërben për të lejuar helmimin në rast kafshimi nga gjarpri.


“15 raste të kafshimit të gjarprit në Kosovë kurse në Klinikën Infektive nuk ka serum kundër helmit. Në rast se dikush mos e jep zot vdes nga kafshimi i gjarpërit do tē konsiderohet me të drejtë absolute VRASJE. Përgjegjës për këtë neglizhencë është Kryeministri bashkë me Ministrin e Shëndetësisë”, ka shkruar Arifi.

Në Klinikën Infektive janë paraqitur 15 raste të kafshimit nga gjarpri. Mjekët i kanë bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të sigurojnë serum për pacientë pasi po rrezikohet jeta e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori