Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po paralajmëron protesta në mënyrë që të kundërshtojë qeverinë për heqjen e taksës.
Kjo parti madje kritikon dy partitë që janë në koalicion qeverisës, se nuk kanë pasur një dakordancë për qëndrimet në lidhje me tarifën.
Pas mbledhjes së kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka njoftuar se të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme nga ora 11:00, duke shtuar se do ta kundërshtojnë heqjen e tarifës me të gjitha mjetet që i lejon kushtetuta, madje edhe me protesta.
“Sapo u dakorduam që seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të hënën në orën 11:00. Sipas praktikës dhe ashtu u dakorduam që ajo është më shumë se 48 orë, për shkak të mungesës së deputetëve, jemi dakorduar që të hënën ta kemi seancën. Pra kemi 41 nënshkrime. Dëshiroj që të falënderoj deputetët që kanë dashur të jenë pjesë e këtij mocioni në seancë do të themi fjalën e fundit rreth tendencës për hapjen e tregut për Serbinë”, tha ai.
Ai nuk ka përjashtuar edhe protestat për ta kundërshtuar veprimet e Albin Kurtit në lidhje me heqjen e taksës.
“Jemi kundër heqjes së taksës, derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër. Jemi të qartë që Serbia nuk ka ndryshuar pozicion ndaj Kosovës. Mendojmë që ka gabuar shumë. Ashtu e kemi cilësuar edhe dje si nënshtrim ndaj Serbisë. Aq më shumë kur nuk kemi pasur edhe një dakordancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra siç duket nuk ka pasur as një dakordim me partnerët e koalicionit. Nuk e dimë arsyen se pse e nxiti mbrëmë të bëjë atë veprim. Do ta kundërshtojmë në të gjitha mjetet që na i lejon kushtetuta, pse jo edhe protestimi është formë demokratike”, tha ai.
Haradinaj ka njoftuar se sot në orën 16:00 është thirrur një mbledhje e AAK-së, ku do të mbahet edhe një konferencë e jashtëzakonshme e kreut të saj, Ramush Haradinaj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës