AAK e LDD, synojnë qeverinë


Por, koha kur presidenti Rugova ishte kryetar, Ramush Haradinaj kryeministër, ndërsa Nexhat Daci, në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ka mallëngjyer këtë të fundin, i cili thotë se bashkë me liderin e AAK-së janë duke punuar që Kosovës t’ia kthejnë imazhin që e kishte karshi bashkësisë ndërkombëtare, por edhe qytetarëve të vendit.
Nexhat Daci është shprehur i zhgënjyer me zhvillimet e fundit në vend, por edhe me qeverisjen aktuale.
Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e punës së koalicionit, duke shtuar se ky koalicion çdo ditë e më shumë po rritet, transmeton Kosovapress.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përveç kryetarit të Nexhat Dacit, u takua edhe me kryetarë të degëve të LDD-së, ku diskutuan për mundësinë e fuqizimit të mëtutjeshëm të koalicionit dhe rritjen e tij. /Telegrafi/






































