LAJMI I FUNDIT:

AA Prishtina fiton Kupën e Ligës së Parë në basketboll te femrat

AA Prishtina fiton Kupën e Ligës së Parë në basketboll te femrat
(Foto: basketbolli.com)

AA Prishtina e ka fituar Kupën e Ligës së Parë në basketboll te femrat, duke mundur në finale Junior 06 me shifrat 73-55.

Çereku i parë ishte i barabartë, që dëshmon edhe rezultati 20:20. Por, nga ky moment vashat prishtinase morën lojën në duar, duke fituar periudhën e dytë 18:12, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 38:32, derisa epërsinë më të lartë e kishin 35-26.

Skuadra nga Prishtina dominoi në periodën e tretë, ku u bë shkëputja e madhe. Nga minuta në minutë thelluan epërsinë, ku më e larta ishte 56:38, aq sa ishte rezultati pas 30 minutash lojë. AA Prishtina vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e fundit, duke mos e rrezikuar fitoren dhe triumfoi në fund 73-55.


Medaljet i kanë dhënë Teuta Abdullahu dhe Vlora Braha. MVP i turneut është zgjedhur Arba Hashani, ku trofeun ia dorëzoi anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu. Ndërkohë, trofeun e Kupës, kapitenes së AA Prishtina, Arba Hashani ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Ky turne i Kupës u zhvillua në kuadër të kampanjës “Her World, Her Rules”.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e tre vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori