LAJMI I FUNDIT:

A vjen kjo ditë e reformave arsimore te ne: Finlanda heq lëndët në shkolla, merret me fenomene!

A vjen kjo ditë e reformave arsimore te ne: Finlanda heq lëndët në shkolla, merret me fenomene!

Finlanda së shpejti pritet të bëjë ndryshimin më radikal në sistemin e arsimit që është bërë ndonjëherë, meqë do të hiqet studimi "lëndëve" dhe do të instalohet studimi i fenomeneve. Ky vend skandinav tashmë ka një nga sistemet më të mira të arsimit, ku nxënësit e këtij vendi janë ndër të parët e renditjes së PISA-s.

Në fakt, shumica e 16-vjeçarëve besojnë se studimi i “lëndëve” i takon të kaluarës, ndërsa duket se edhe zyrtarët kompetent të arsimit do t’i dëgjojnë dhe do të inkuadrojnë sistemin e kërkimeve të fenomeneve, të tilla si Bashkimi Evropian, ku nxënësit do të mësojnë në lidhje me gjuhët, historinë, politikën dhe gjeografinë, transmeton Telegrafi.

Sistemi është unik e secili segment ka sasinë e caktuar të kohës, ndërsa pika kyçe e gjithë kësaj ishte eliminimi i pyetjes së shpeshtë: “Çfarë përfitoj nga ky mësim”.


Menaxher i Zhvillimit nga Helsinku, Pasi Silander, pohoi se bota ka ndryshuar aq shumë në saje të përparimit të teknologjisë, sa që mënyra e vjetër e arsimimit nuk mund të zbatohet në praktikë.

“Të rinjtë tani përdorin kompjuterët. Shembull janë bankat. Dikur këto institucione kishin staf të mjaftueshëm, ndërsa tani një pjesë e madhe e vendeve të punës janë zëvendësuar me makina”, tha Silander.

Sistemi i ri do t’i detyrojë nxënësit të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të bashkëpunojnë më tepër me njëri-tjetrin.

Ky sistemi i ri i arsimit do të mund të shtrihet në të gjitha shkollat finlandeze nga viti 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori