A po e ‘tradhton’ Neymar klubin e tij Santos? Rivali i tyre mund ta transferojë brazilianin

Bisedimet e Santos me Neymarin për rinovimin e kontratës raportohet se ndodhen në një fazë “të avancuar”, por rivalët Flamengo mund të tentojnë ta prishin këtë marrëveshje.
33-vjeçari pritet të mbetet pa kontratë me klubin e fëmijërisë së tij, pavarësisht rolit vendimtar që pati në mbajtjen e Santos në elitën e futbollit brazilian këtë sezon.
Teksa kontrata aktuale po shkon drejt përfundimit, duket se Santos dhe Flamengo janë përfshirë në një garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit për sezonin 2026.
Neymar luajti një rol kyç në mbijetesën e Santos në Serie A braziliane, me ish-yllin e Paris Saint-Germain që shënoi disa gola vendimtarë në ndeshjet e fundit të sezonit.
Reprezentuesi i Brazilit, i cili pritet t’i nënshtrohet një operacioni në gju, luajti duke përballuar dhimbjet dhe dha maksimumin në fushë.

Megjithatë, pavarësisht se e vuri skuadrën përpara vetes, nuk ka asnjë garanci që ai do të jetë pjesë e Santos edhe sezonin e ardhshëm.
Flamengo, që fitoi titullin kampion, sipas Marca synon të transferojë Neymarin për vitin 2026.
Raporti shton se Santos është i vendosur t’i rinovojë kontratën veteranit edhe për një sezon tjetër dhe se negociatat janë “mjaft të avancuara”.
Sidoqoftë, Flamengo po e monitoron nga afër situatën e ikonës braziliane dhe raportohet se disa lojtarë të skuadrës po e shtyjnë klubin të bëjë gjithçka për ta transferuar atë./Telegrafi/














































