Presidenti amerikan Donald Trump the se një armë e re sekrete që ai e quan "Diskombobulatori" ishte thelbësore për bastisjen e guximshme të SHBA-së që kapi Nicolas Maduron e Venezuelës.

Trump u mburr se arma misterioze “i bëri pajisjet armike të mos funksiononin” kur helikopterët amerikanë u futën në Karakas për të arrestuar Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores, me akuza federale për drogë dhe armë – pa humbur asnjë jetë amerikane.


“Diskombobulatori. Nuk më lejohet të flas për të”, tha Trump gjatë një interviste ekskluzive në Zyrën Ovale, shkruan NYP.

"Ata nuk i hoqën kurrë raketat e tyre. Kishin raketa ruse dhe kineze, dhe nuk hoqën kurrë asnjë. Ne hymë brenda, ata shtypën butona dhe asgjë nuk funksionoi. Ishin gati për ne", shtoi ai.

Trump komentoi mbi armën kur u pyet për raportet e kësaj jave se administrata Biden bleu një armë me energji pulsuese që dyshohet se është lloji që shkakton “Sindromën e Havanës”.

Nuk dihet shumë për armën, por këto raportime pasuan rrëfime nga terreni nga Venezuela që përshkruanin se si "papritmas të gjitha sistemet e radarit u fikën pa asnjë shpjegim".

Ndryshe, asnjë ushtar amerikan nuk u vra gjatë bastisjes së guximshme dhe të papritur që kapi presidentin venezuelian Nicolas Maduro. /Telegrafi/