Stresi ndikon në aftësinë për të mbetur shtatzënë në një mënyrë shumë të ndërlikuar.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Edhe vetë periudha kur gruaja përpiqet që të mbetet shtatzënë, është kohë kur gruaja ka stres të konsiderueshëm. Njerëzit ju thonë vazhdimisht: “Vetëm relaksohu, mos ke dert dhe do të mbetesh shtatzënë!”. Kjo fjali juve ju nervozon dhe ju frustron, por ka një të vërtetë në këtë gjë.
Stresi ndikon në funksionimin e hipotalamusit. Hipotalamusi është një gjëndër e cila gjendet në tru. Rregullon oreksin dhe emocionet. Hipotalamusi poashtu sekreton hormonet të cilat ndikojnë në vezore që ajo të lirojë qelizën vezë, kurse te burrat ndikojnë në prodhimin e testosteronit. Nëse ju ose burri juaj jeni të stresuar,është normale që të keni më pak dëshirë që të keni marrëdhënie seksuale.
Ky fakt ju pamundëson që ju të mbeteni shtatzënë. Nëse efekti i stresit është shumë i madh, atëherë ndikon edhe në ovulacion. Ovulacioni shfaqet më vonë gjatë ciklit menstrual ose nuk ndodh fare. Kjo gjendje quhet “anovulacioni i indukuar nga stresi”.
Duhet të dallohet stresi konstant nga stresi i përnjëhershëm. Organizmi juaj është mësuar me një stres konstant, të përditshëm, prandaj ju përkundër stresit do të keni ovulacion gjatë çdo cikli menstrual. Por, stresi i përnjëhershëm (për shembull vdekja e një anëtari të familjes) e çrregullon ciklin menstrual dhe ju pamundëson që të mbeteni shtatzënë.
Disa gra edhe nëse udhëtojnë disa ditë larg shtëpisë, kjo ndikon që të vonohet ovulacioni, kurse ka gra ka ndodhur që edhe përkundër një stresi të madh, ovulacioni ka ndodhur pa asnjë problem. Domethënë kjo dallon nga një grua në tjetrën.
Stresi pozitiv ndikon në ciklin tuaj menstrual. Edhe në këtë rast ju mund të keni ovulacion të vonuar ose të mos keni fare. Nuset e sapomartuara kanë çrregullim të ciklit menstrual nga stresi pozitiv për shkak të martesës. Gratë që udhëtojnë gjatë mund të ndodhë që përkohësisht të mos kenë fare menstruacione. Pra, nuk ka rëndësi, edhe nëse stresi është “i mirë”, prapëseprapë ndikon në ovulacion.
Nëse përpiqeni të mbeteni shtatzënë dhe jeni nën stres, atëherë mukusi i qafës së mitrës ju tregon se diçka nuk është në rregull. Normalisht ju duhet të keni sasi të shtuar të sekretit sa më shumë që i afroheni ditës së ovulacionit. Kur jeni nën stres ju ndjeni se ju rrjedhin copa të sekretit dhe pastaj për disa ditë nuk keni fare sekret. Domethënë në këtë rast organizmi juaj po përpiqet që të ndodhë ovulacioni, por stresi e pengon.
Ju nuk mund ta dini a keni apo jo ovulacion, pa përdorur ndonjë nga metodat për ta detektuar ovulacionin. Mund të përdorni kitet e ovulacionit, mund ta matni temperaturën trupore ose këtë mund ta bëni duke vlerësuar mukusin e qafës së mitrës.
Stresi vetëm e vonon ovulacionin, por kjo nuk ju bën të pamundur që të mbeteni shtatzënë. Rekomandohet që ju të keni marrëdhënie seksuale çdo 2-3 ditë dhe gjasat për sukses janë optimale. Edhe në rast se nuk keni ovulacion për shkak të stresit, gjinekologu ju jep barna të cilat e zgjidhin këtë problem.
Në rastet kur stresi ndikon në sterilitet, ndikim të madh ka edhe përkrahja psikologjike. Bisedoni me mjekun tuaj për ndihmën që mund t’iu ofrojë në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania