Spitali i fëmijëve Great Ormond Street në Londër është i njohur për shërimin e numrit të madh të njerëzve që kanë të meta të lindura të zemrës, si edhe probleme me pompimin e gjakut që nga lindja.
Mijëra fëmijë gjatë vitit kalojnë përmes këtij spitali, i cili tani ka vendosur të modernizojë teknologjinë dhe të përdorë pajisje të reja eksperimentale dhe trajtime tjera të ndihmuara nga programet kompjuterike për të shpëtuar jetë të pafajshme.
Forma e re e terapisë, e cila në këtë spital aplikohet tashmë disa vjet ka ofruar shërim shumë më efikas fëmijëve.
Mjekët e punësuar në spital theksojnë se si para disa vitesh kanë filluar që t’ua implantojnë fëmijëve tubin në arterien në këmbën me anës të së cilës kanë zgjidhur problemet me valvulat e zemrës. Kështu kanë shmangur operacionin në mushkëri, dhe kjo ka çuar deri te ajo që fëmijët të shërohen për disa ditë në vend se për gjashtë javë.
Në këtë mënyrë fëmijët për vetëm disa ditë e shohin që nuk e kanë problem më të ngjiten, për shembull, në katin e tretë në ndërtesë derisa më herët kanë pasur shumë problem me këtë gjë, shkruajnë agjencitë.
Programi ka filluar qysh para disa vjetësh dhe deri tani asnjë pacient nuk ka vdekur nga kjo procedurë, megjithatë problemi është që jo të gjithë fëmijët i plotësojnë kushtet për këtë operacion jokirurgjik.
Prandaj ekspertët janë duke punuar në dizajnimin e pajisjes, e cila do t’u përgjigjet nevojave të numrit më të madh të pacientëve. Kjo nënkupton testimin e programeve kompjuterike, të cilat do t’i kontribuonin diçkaje që do të ishte e mirë për pacientët edhe para vetë procedurës së shërimit.
Është planifikuar që të “printohet” kopja e formës fizike nga modeli kompjuterik, që mjeku edhe fizikisht të mund të planifikojë operacionin për çdo pacient individualisht. Të dhënat për gjendjen e pacientit në këtë mënyrë do të jenë të ndara në mes disa klinikave në botë, me çka do të mundësohet që ekipi i mjekëve të shqyrtojë se cilat metoda janë të nevojshme të përfshihen gjatë shërimit.
Kjo do të shënojë epokën e re të mjekësisë prediktive, në të cilën mundësitë e shërimit për çdo rast do të modelohen në ambient virtual.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

Paralajmëron shefi i NATO-s: Një njeri po ndjek nga afër luftën në Ukrainë, ai është i interesuar se kush do të fitojë në fund

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

FIFA mund të shkaktojë skandal para Botërorit 2026 - synon ta rikthejë kombëtaren e përjashtuar