Derisa Premier Liga gjatë tetorit hyn në rundin e tetë të ndeshjeve të luajtura, tabela e saj sigurisht duket më ndryshe se sa ishte parashikuar nga ekspertët gjatë verës. Klubi i cili kryeson këtë fillim sezoni, është asnjë tjetër pos Arsenali i Arsene Wengerit.
Topxhinjtë tashmë, pas shtatë javësh, janë në krye të tabelës me dy pikë para Man United që ndodhen të dytë, por edhe me një ndeshje më pak, derisa ende mbeten të pamposhtur. Shumë ndryshime kanë ndodhë në këtë klub gjatë verës dhe sezonin e kaluar, nga të cilat më të dukshme ishin shkelmimi i David Dean dhe shitja e sulmuesit legjendar të Arsenalit, Thierry Henry.
Henry mbetet shënuesi më i mirë i klubit dhe transferimi i tij tek Barcelona gjatë verës bëri që ekspertët të shkruanin me nguti për shanset e topxhinjëve në sezonin që pritej të fillonte. Dhe pse jo? Arsene Wenger investoi mjaft në të rinjtë dhe ekipi që u ristrukturua sigurisht nuk e lëshoi shansin.
Arsenal gjithmonë ka luajtur futboll elektrizues, me gjasa më të mirin në vend dhe marshimi i tyre i fundit sigurisht meriton duartrokitje dhe rritje besimi si për menaxherin ashtu edhe për djelmoshat që luajnë si burra.
Henry dhe Ljunberg ishin anëtarët e mbetur të skuadrës së lavdishme të Arsenalit të kaluar dhe pas largimit të tyre, rivalët e fortë të Tottenham Spurs pritej të merrnin vendin e topxhinjve në katërshen kryesuese.
Man United dhe Liverpool kanë harxhuar shuma të mëdha gjatë verës krahasuar me harxhimet e dobëta të Arsenalit gjatë afatit kalimtar, dhe supozohej se do të ishin pretendentët kryesorë për kreun e ligës. Edhe rivali londinez, Chelsea, kishte synim të rikthejë trofeun, duke e lënë Arsenalit të luftojë vetëm për kualifikim evropian.
Por kjo nuk doli ashtu siç ishte supozuar dhe tash të gjithë kanë kthyer sytë kah topxhinjtë. Me gjithë këtë, a do të mundet ky sukses të vazhdojë? Ku mund të ndalohen ata?
Të fitosh ligën është e vështirë pasi që kërkon konsistencë dhe natyra fituese duhet të jetë gjithmonë e pranishme. Më e rëndësishmja është se, të kesh një skuadër të gjerë është gjë e patjetërsueshme dhe se lodhja e lojtarëve mund të frenojë marshin e topxhinjve. Por, Arsene Wenger, i ka përjetuar të gjitha këto edhe në të kaluar dhe vetëm pa mendësia mund të vënë në dyshim sigurinë e tij. Ai ka sjellë djelmoshat më të mirë të rinj Cesc Fabregas, Van Persie, Adebayore, Senderos, Toure, Eboue etj, e cila listë vazhdon edhe më tej.
Fabregas ka qenë një forcë e madhe shtytëse këtë sezon dhe ka dëshmuar veten si në përfundim të aksioneve po ashtu edhe në pasime të sakta. Arsen Wenger me Fabregas ka zbuluar talentin më të mirë në Evropë. Në kombinimin me të rinjtë janë edhe kapiteni William Gallas dhe Gilberto Silva, i cili është shtyllë për kurrizin e ekipit.
Wenger nuk blen shumë dhe nënshkrimet e tij janë jo aq joshëse sa të klubeve tjera. Nënshkrimi i madh i sezonit të kaluar, Tomas Rosicky, është përshtatur mirë me ekipin dhe duket mjaft i rrezikshëm në krah të anësorit bjellorus, Alexandr Hleb. Por edhe nënshkrimet e këtij viti kanë treguar potenciale. Eduardo da Silva vjen nga një ligë jo shumë e fuqishme, liga e Kroacisë, dhe shumica dyshonin në ndikimin e tij në një ligë të ashpër si Premier Liga. Por, braziliani me nënshtetësi kroate, është integruar në ekip dhe duket sikur ka qenë pjesë e saj me vite.
Plasja kryesore e Arsenalit është në sektorin e portës. Lehman kishte një fillim jo të mirë dhe shpejt u zëvendësua nga portieri tjetër, jo aq bindës, Manuel Almunia.
Por, çfarë me pjesën tjetër të skuadrës? A do të a do të jenë lojtarët e papërvojë si Diaby, Walcott, Bendtner pengesë për ambiciet e topxhinjve për titull? Arsenal nuk ka filluar me qëllimin të përfundojë në krye, por tashmë gjendet aty dhe Wenger padyshim nuk do ta lëshojë këtë shans të artë.
Topxhinjtë kanë një sezon të vështirë përpara derisa ende nuk kanë zhvilluar ndonjë ndeshje me ekipet e mëdha, dhe do të përballet me Liverpool dhe Man United gjatë fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit.
Çka do që ka shkruar shtypi, e vërteta është se Arsenal tashmë shikohet si një konkurrues serioz për të fituar titullin dhe e kanë kohën në favor të tyre. Ata luajnë një futboll të lirë, të rrjedhshëm, pa ndalesa dhe puna e tyre është duke u paguar.
Edhe Henry doli dhe tha se Arsenal janë më të mirë pa të, derisa shumica mendojnë se prania e Henryt ka qenë frikësuese dhe tash lojtarët e shprehin veten më lirshëm.
A do të jetë Arsenal befasia e Premier Ligës? Ose mendoni se topxhinjtë do të humbin energjinë dhe do të frenohen në betejën e tyre për titull? Shkruani lirshëm dhe shprehni komentet tuaja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit