LAJMI I FUNDIT:

A jeni meteoropat?

A jeni meteoropat?

Personat tek të cilët ndryshimi i motit shkakton mundime të lehta, nuk është e thënë që menjëherë të përdorin ilaçe. Më mirë është të provohen metodat dhe mjetet natyrale.

Për fillim, si në çdo gjë, është i rëndësishëm ushqimi i balancuar me shumë pemë dhe perime, të cilat do të na japin vitamina dhe fijeza të mjaftueshme.

Duhet pirë mjaft ujë, në mënyrë që të shmangim dehidrimin. Natyrisht, është e domosdoshme të flihet mjaft, së paku 7 orë.

Para gjumit nuk duhet ngrënë ushqim, nuk duhet pirë alkool, duhan as të merremi me detyra të rënda mendore ose trupore. Dhoma e gjumit duhet ajrosur dhe errësuar.

Këto janë parakushtet kryesore për të fjetur më lehtë dhe më mirë, transmeton Telegrafi.

* Personat e ndjeshëm në mot, në veçanti të sëmurët, do të duhej ndjekur prognozat biometereologjike që t’u përmbahen porosive të tyre.

* Nëse jeni të ndjeshëm dhe me disponim jo të mirë, provoni të qetësoheni me anë të çajit të kamomilit ose të mendrës. Çaji nga murrizi i bardhë ose preparatet në bazë të murrizit, mund të ndihmojnë nëse keni probleme me tension të gjakut. Murrizi e rregullon shkëlqyeshëm tensionin – jo vetëm që e ul të lartin, por edhe e ngrit tensionin tepër të ulët.

* Qarkullimin e gjakut provoni ta rregulloni duke bërë dush, herë me ujë të ftohtë, herë të nxehtë ose me anë të masazhit me dorëz,nën dush.

* Kafja e fortë me shtesë të lëngut të limonit mund të zbusë kokëdhimbjen.

* Sa më shumë kohë dihet të kaloni në vend të hapur, madje edhe kur koha është e ftohtë dhe me lagështirë. Rregullisht duhet marrë me aktivitete fizike.

* Te mundimet serioze, duhet paraqitur te mjeku. Të sëmurët kronikë duhet përdorur terapinë e përshkruar dhe ndërrimi i saj mund të bëhet vetëm me konsultim të mjekut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Kalo në kategori