A jeni edhe ju në mesin e miliona njerëzve që vuajnë nga mungesa e hekurit?
Hekuri është i domosdoshëm në trup, sepse ndërton blloqe të qelizave të kuqe, të cilat e transportojnë oksigjenin në trup.
Jeni gjatë tërë kohës të lodhur dhe ushtrimet fizike, për ju janë një makth i vërtetë?
Nëse keni të tilla probleme, ju mund të jeni në mesin e miliona njerëzve në botë, që vuajnë nga mungesa e hekurit.
Kjo tregon ligështinë që ju e ndjeni tërë kohës, si pasojë e kësaj mungese.
Shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të madhe hekuri janë: lodhje dhe mungesë energjie, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të dukshme të zemrës dhe pamje të zbehtë, transmeton Telegrafi.
Këto janë shenja shtesë, që jo medoemos tregojnë se keni mungesë hekuri: kokëdhembje, dëgjim i zërave të trupit, shije të ndryshme, gjuhë të lëmuar, kruarje gjatë tërë kohës, humbje flokësh, dëshirë për të ngrënë gjëra jo-ushqimore, vështirësi në përpirje, probleme me ulcerë dhe thonj në formë luge.
Këshillohet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta. etj. Përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit.
Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë