Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka nisur fushatën në kuadër të vizitave në qytetet e Kosovës.

Ajo këto vizita i ka quajtur takime falënderimi, që siç tha ajo për përkrahjen që i është dhënë nga qytetarët gjatë mandatit të saj.


“Falënderoj qytetarët për përkrahjen, për dashurinë që na kanë dhënë, për faktin që kanë qenë pranë nesh çdo ditë përgjatë këtyre pesë viteve dhe për nderin e madh që ma kanë dhënë që t’i përfaqësoj ata brenda dhe jashtë, përgjatë këtyre viteve. Thjesht janë takime falënderimi siç i patë edhe shumë prej këtyre që sapo i patëm këtu.

Këto deklarime ajo i bëri pas akademisë përkujtimore në Mitrovicë, në nderim të jetës dhe veprës së Latif Berishës, i cili u vra nga serbët.

Presidentja Vjosa Osmani është pyetur edhe për raportet me kryetaren e partisë “GUXO”, Donika Gërvalla, për çka ka refuzuar të përgjigjet. /KP/