“A e do a se do, a të do a s’të do, o Zot”, si i përgjigjet Rama gazetarëve kur u pyet për raportet me Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti homologun e tij, Albin Kurtin, në Pallatin e Brigadave, në nisje të samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë drejt BE-së”.
Dy kryeministrat gjatë përshëndetjes shkëmbyen një shtrëngim duarsh para mediave, ndërsa gazetarët përpiqeshin të merrnin një koment për marrëdhënien mes dy kryeministrave.
“Ju e keni ndryshe si ajo telenovela 100 vitrinat. A e do a se do, a të do a s’të do. O Zot... po të ketë përgjigje s’vazhdon telenovela”, u tha Rama gazetarëve.
Momentin mund ta shikoni nga minuta 08:27. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































