LAJMI I FUNDIT:

A e dini sa shumë të mira i sjell LËVORJA E BANANES lëkurës sonë? (Video)

A e dini sa shumë të mira i sjell LËVORJA E BANANES lëkurës sonë? (Video)

Me siguri tashmë keni bërë shumë maska me banane, e cila njihet si shumë hidratuese dhe ushqyese për lëkurën. Megjithatë, lëvoren e bananes e keni hedhur, pa e menduar që ajo përmban më shumë vlera ushqyese se vetë banania. Por, përveç mrekullive që ajo bën, Rona Nushi, në kanalin e saj në YouTube, sjell këshilla se çfarë tjetër mund t’ju ofrojë lëkura e bananes.

Por, në të vërtetë, lëvorja e bananes ka shumë më shumë përdorime kur bëhet fjalë për trajtime të ndryshme të lëkurës, se sa vetë banania, transmeton Telegrafi.


Ajo ndihmon me pickimet e mushkonjave (efekt shumë të shpejtë), me rrathët e zinj poshtë syve, trajtimin e akneve, etj.

Për më shumë detaje se si dhe për çfarë mund ta përdorim lëvoren e bananes, ndiqni videon më poshtë, të përgatitur nga Rona, në kanalin e saj në YouTube.

Shikim të këndshëm.

Pasi të shikoni këtë video, asnjëherë më nuk do të hidhni lëvoret e bananeve. /Telegrafi/