LAJMI I FUNDIT:

A do të hamë qershia në qershor?

Prej vitit 2001 e këndej, nuk mbaj mend që në Maqedoni të ketë kaluar një vit, e të mos jenë paralajmëruar ditë të këqija që ndërlidheshin me ndonjë konflikt të mundshëm gjatë muajve në vijim.

Një paralajmërim i tillë u bënte prej njerëzve të shtresave të ndryshme, herë prej politikanëve të dështuar, herë prej ushtarëve të zhgënjyer, herë prej atyre që i kishte mbetur merak që nuk e kishin përjetuar luftën e 2001-shit, si dhe një propagandë e tillë, kuptohet në konspiracion, u bëke prej njerëzve që fshehtësish ishin infiltruar në shërbimet sekrete, qëllimi final i të cilëve ishte mbajtja peng e rajoneve shqiptare, duke krijuar kështu më shumë njerëz që ushqeheshin me fantazi patriotike, dhe njerëz që shihnin vetëm ëndrra lufte në vend të atyre ekonomiko-gjallëruese.


Sidomos, lojërat e këtilla më së shumti i hëngri pazari në rajonet e përfshira dhe të shkatërruar prej luftës së 2001-shit.

Si rrjedhojë e kësaj loje shumë të rrezikshme, trualli shqiptarë edhe pas luftës së armatosur u ujit me gjak, siç ishte rasti më specifik në fshatrat e Brezës, Vaksincës, Brodecit dhe të Haraçinës. Pastaj shqiptarët që flinin dhe u zgjoheshin nën ethet e ndonjë konflikti të armatosur, një ditë pyetën publikisht se, kur do të ndodhë kjo ndarje e shapit prej sheqerit, përndryshe do të vdesim të gjithë prej sëmundjes së sheqerit, sëmundje kjo e krijuar prej stresit.

Kështu, në vend të marrjes së ndonjë përgjigje prej të zgjedhurve tanë, vet dita reale e nesërme iu përgjigj pyetësve të lodhur, me manifestime të filmave të stilit hollivudian, me aktorë civil (funksionar qeveritar) dhe me njësitin special (Alfat), duke i ndjekur suksesshëm “kriminelët” shqiptarë, besa duke mos e zgjedhur rrugën dhe mjetin e kapjes, duke i sulmuar befasisht në orët e hershme të mëngjesit, pavarësisht se një natë më përpara “krimineli” në fjalë kishte qenë në spital për ta marrë gruan në shtëpi e cila e kishte begatuar dhe gëzuar tërë familjen me një fëmijë.

Kësi lloj tmerresh përjetuan shqiptarët, pikërisht pas vitit 2001, duke mos i përjashtuar tmerret dhe barbarizmat, që ishin më të rënda para vitit 2001, por çuditërisht menduam se pas këtij viti u çliruam!!!

Para disa javëve, kur kryetari i PDSH-së kishte vendosur ta vizitoj rajonin shqiptarë të Kumanovës, u “kërcënua” me zgjedhje të parakohshme, ose në mungesë të kësaj na bëri me dije se, ky shtet do të shkoj drejt një konflikti ndëretnik. Të nesërmen në vend të heshtjes, zonja nga radhët e BDI-së ia tregoj adresën e strateg-bërësit për konflikte, adresë e cila mund të jetë e saktë vetëm për ata që luftën e 2001-shit e përjetuan prej së largu.

Prej këtij strumbullari në mjegull, arritëm të kuptojmë se, partia e cila dikur e quante konfliktin e armatosur të panevojshëm, tashmë për një gjë të tillë ka filluar të fletë si shumë të domosdoshme, ndërkaq njerëzit nga radhët e partisë që dikur nuk ishte parti, që me ngulm thërrisnin në konflikt të armatosur, tashmë po të njëjtit janë shndërruar në paqe-bërës të përkushtuar, kurse populli, shtresa më e sinqertë e shoqërisë, këto mishmashe të dhembshme është duke i shikuar si për gjynah, duke qenë i vetëdijshëm se pikërisht kjo shtresë e shoqërisë do të jetë viktima e çfarëdo lloj vendimi dhe, veprimi të mëtutjeshëm të këtyre kryesuesve partiak.

Po e vështruam aktualitetin dhe përditshmërinë mizore në këtë vend, pa ndonjë analizë të spikatur mund të aludojmë se, situata me të vërtet është për ta qarë. Projektet e vazhdueshme famëkeqe kundrejt shqiptarëve, të stilit fals patriotik dhe fetar, veç sa po e thellojnë krizën ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

Për të qenë ironia edhe më e madhe, të gjithë këto rrymime bëhen në kohën e një boshllëku shumë të rëndësishëm për ardhmërinë e këtij shteti. Në vend që deri në qershor të mendohet për ndonjë zgjidhje të mundshme të emrit, Qeveria e Maqedonisë shkon deri atje sa, nuk përton dot që t’ia tregoj shqiptarëve të këtushëm muskujt e krijuar me proteina dhe injeksione artificiale, duke e harxhuar kështu tërë atë pak forcë artificiale të akumuluar prej kohës së Titos, e pastaj në qershor të këtij viti duke e gëlltitur një dështim fatal në Athinë në garën për peshëngritje.

Normalisht që do të dështojë në qershor, sepse vullneti i këtij shteti është të dështoj, edhe atë duke e mbrojtur skajshmërisht dhe me fanatizëm dashurinë e mos shkatërrimit të këtij shteti. Kësaj i thonë: “po bëjë vetëvrasje nga frika se po vdes”. Të vetmit ata që po dëshirojnë që ky shtet të mbetet kështu siç është, pra duke e pranuar diskriminimin e skajshëm kundër shqiptarëve, janë pikërisht partitë politike shqiptarë, qoftë edhe nëse partia në opozitë paralajmëron kob të madh për këtë shtet, kob i papranuar te popullata shqiptare, sepse një gjë të tillë populli e priste kur kjo parti ishte në pushtet.

Kësisoj, në bazë të gjitha parametrave, në qershor nuk do të kemi zgjidhje të kontestit të emrit, sepse po lëshuan pe në këtë pikë, atëherë do të hapen shumë probleme tjera, ku një pjesë të kontestit të identitetit gjuhësorë do e kërkoj Bullgaria, pastaj një pjesë tjetër të identitetit fetarë do e kërkojë Serbia, dhashë Zoti që edhe shqiptarët të zgjohen prej gjumit katër-stinor e të kërkojnë atë që natyrshëm i takon.

Nëse Maqedonia e prish “virgjërinë” e mbrojtjes së identitetit të vetë, atëherë të gjithë fqinjët e saj për rreth do ta kërkojnë dhuratën e vetë, ose në shenj të mbajtjes së kësaj “virgjërie” ka gjasa që shqiptarët e këtushëm në mënyrë jopaqësore ta prishin këtë “virgjëri” edhe ashtu të prishtë.

Pra, mundësia që të hamë qershia në këtë qershor është e vogël, jo pse dikush nga krerët opozitar na paralajmëroi, porse realiteti si askush tjetër, po na tregon se këtë vit ka mundësi që qershia prej mikrobeve të ndryshme dhe të shumta të thahet, krejt kjo si pasojë e mos spërkatjes!

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Kalo në kategori