Nga: Evgenia Siokos / The Daily Telegraph (titulli: Picasso, a monster? These women have something different to say)
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 2023, në 50-vjetorin e vdekjes së tij, Pablo Picasso u përzgjodh pas vdekjes si një kandidat për shkatërrim reputacioni. “Mizogjen monstruoz”, “brutalisht shovinist” dhe “mizor” ishin disa nga termat që përmendeshin në titujt e mediave. Kritiku i njohur britanik, Adrian Searle, e quajti artistin “vampir, sociopat dhe narcisist”. BBC publikoi një dokumentar të titulluar Pikaso: Bukuria dhe përbindëshi [Picasso: Bukuria dhe Përbindëshi] – me theks të veçantë te pjesa e dytë [përbindëshi]. Në Nju-Jork, Muzeu i Bruklinit shkoi aq larg sa edhe më të zellshmit për kritikë u ndjenë të turpëruar: ekspozita Është Pablo-matiku [It’s Pablo-matic], e kuruar nga komediania Hannah Gadsby, kritikonte veprat e Picassos në çdo hap – “Ai na shitet si një burrë gjenial, pasionant, i fuqishëm, i vuajtur,” ankohej Gadsby në videoklipet që përsëriteshin në sfond – por, vetë ekspozita u tall gjerësisht.
Lexo po ashtu:
– Gjon Mili dhe Picasso
– Seksizmi flagrant ndaj piktoreve të mëdha
– Picasso dhe fotografja Lee Miller
– Arti i panjohur i muzës së famshme
– Muzat artiste
Libri i ri i shkruar nga Sue Roe, Portrete të fshehura [Hidden Portraits], ndjek jetët e gjashtë grave kryesore në jetën e Picassos: Fernande Olivier, Olga Khokhlova, Marie-Thérèse Walter, Dora Maar, Françoise Gilot dhe Jacqueline Roque. Roe synon të hedh dritë mbi historitë individuale të këtyre grave, të cilat shpesh janë trajtuar, siç shkruan ajo, thjesht si “shtojca të historisë së artistit … mbështetëse, shoqëruese dhe muza”. Qasja e saj nuancuar është e freskët dhe e admirueshme. Roe pranon se narrativat viktimizuese, sado të modës të jenë, rrezikojnë “t’ua bëjnë këtyre grave një padrejtësi … Picasso transformoi jetën e gjashtë grave – dhe një rrëfim më i plotë zbulon kompleksitetin, pasurinë dhe eksitimin e jetës me të.”
Megjithatë, informata që sjell Roe mbetet e kufizuar, pasi gjashtë jetë të plota – një total prej 465 vitesh ekzistencë – janë përmbledhur në një libër prej 300 faqesh. Biografia e secilës grua është tkurrur në rreth 50 faqe – më shumë një hyrje e lehtë sesa një qasje e thellë. Pavarësisht pretendimit fillestar të Roes se ky punim do të luftojë narrativën dominuese për Picasson, Portrete të fshehura pa dashje përforcon idenë se këto gjashtë gra kishin thjesht role dytësore në dramën e madhe të jetës së artistit. Madje, edhe titulli i librit duket sikur i fetishizon këto gra si subjekte të artistit.
Për më tepër, pretendimi se këto histori po “dalin nga hijet” është më shumë një strategji marketingu sesa një realitet i mbështetur. Roe ka bërë disa zbulime të rëndësishme gjatë kërkimit të saj – për shembull, të vërtetën mbi fëmijërinë e Walterit dhe identitetin e babait të saj – por, jeta e këtyre grave tashmë është dokumentuar nga vetë ato në ditarë apo kujtime, nga biografë ose përmes intervistave. Puna e Roes ka qenë më shumë një përmbledhje e materialeve ekzistuese sesa një dokumentim i mirëfilltë.
Kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Përmbledhja e rrëfimeve nga Roe nxjerr në pah aftësinë e saj si një rrëfyese e historisë dhe proza e saj sjell në jetë Parisin dhe Evropën e fillimit të shekullit XX. Ne mësojmë se si Olga Khokhlova, gruaja e parë e Picassos dhe një balerinë e Baletit Rus [Ballets Russes] të Diaghilevit, humbi çdo kontakt me familjen e saj në ditët e para të lidhjes me artistin, për shkak të Revolucionit Rus të vitit 1917. Kur letrat rifilluan në janar 1920, “ajo ia fshehu familjes çdo detaj të jetës së saj luksoze; madje nuk u tregoi as se kush ishte burri i saj” – për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin të afërmit e saj. Vetëm kur vëllai i saj, Vladimiri, vizitoi Muzeun Shukin në Moskë në gusht 1925, ata filluan të kuptonin përmasat e famës së Picassos. Vladimiri i shkroi motrës së tij: “Më në fund munda të shoh pikturat e burrit tënd … ato zënë tri dhoma!”
Lexojmë gjithashtu për “shfaqjen surrealiste me një grua” që Dora Maar organizoi në janar 1936 në kafenenë Deux Magots dhe që tërhoqi vëmendjen e Picassos. Dora ishte ulur në kafene “e veshur krejt në të zeza, me një cigare të vendosur në një kamish të gjatë midis gishtave, me doreza të qëndisura me trëndafila të kuq”. Picasso e vëzhgonte nga një tavolinë aty pranë, ndërsa Dora “hoqi dorezat, pastaj filloi të godiste hapësirat midis gishtave me një thikë të vogël, duke nxjerrë herë pas here pika të vogla gjaku. Pastaj, me qetësi, i vuri sërish dorezat.”
Më vonë, kur Picasso ishte me Françoise Gilotin, Roe tregon se një nga “detyrat e çuditshme” që kjo e fundit duhej të kryente ishte “të numëronte paratë që Picasso mbante në një arkë të kyçur, pasi ai i kishte numëruar vetë”. Arsyeja? Picasso kishte parë Charlie Chaplinin duke numëruar tufat me para në filmin Z. Verdu [Monsieur Verdoux], skena e tij e preferuar, dhe ishte impresionuar nga shpejtësia e tij. Duke u përpjekur ta imitonte (apo ta tejkalonte), Picasso shpesh gabonte në numërim.
Një nga arritjet më të mëdha të Roes është se ajo nxjerr në pah mënyrën se si secila nga këto gra ndikoi në veprën e Picassos, duke reflektuar periudha të ndryshme të krijimtarisë së tij: Olivier ishte “qendrore në zhvillimin e Periudhës Rozë”, ndërsa Maar luajti një rol kyç në dizajnin teknik të strukturës monumentale të Gernikës (1937). Stili i Roes e bën të këndshëm përshkrimin e pikturave të Picassos, megjithëse analiza e hollësishme stilistike – sado e mirë të jetë – ndonjëherë e largon librin nga fokusi kryesor. Kjo është më e dukshme në kapitullin për Jacqueline Roquen, ku një pjesë e madhe e diskutimit përqendrohet në ndikimet artistike të Picassos dhe ballafaqimin me vdekshmërinë e tij.
Më e rëndësishmja, në Portrete të fshehura, Picasso nuk paraqitet si një përbindësh i pandreqshëm. Ai i siguroi shumicës së ish-grave dhe dashnoreve të tij pensione për gjithë jetën, si dhe ua la disa prej shtëpive apo apartamentet për të jetuar. Në një intervistë me historianin e artit Pierre Cabanne në vitin 1974, pas vdekjes së Picassos, Marie-Thérèse Walter ka thënë: “Ishte ai që lante rrobat, gatuante, kujdesej për Mayan [vajzën e tyre], ai bënte gjithçka, përveçse ndoshta të shtronte krevatin.” Sigurisht, jo gjithë sjellja e tij ishte shembullore, por ai nuk pretendonte të ishte një model virtyti. Nuk ishte Jezusi, por një gjeni kubist. Ose, siç e përshkruante Walteri, ai ishte një “djall i shenjtë … një terror i mrekullueshëm”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Moskë, 23 mars 1949: Shënime nga biseda sekrete e Stalinit me Enver Hoxhën

Lidhja islamike, që u shndërrua në Lidhjen shqiptare

Picasso nuk ishte përbindësh

Muzakajt te gojëdhënat dhe rapsoditë sllave

Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

FJALA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin