LAJMI I FUNDIT:

KPM: Po vazhdon monitorimi në terren për ndalimin e transmetimeve ilegale, identifikon dy raste në komunën e Leposaviqit

KPM: Po vazhdon monitorimi në terren për ndalimin e transmetimeve ilegale, identifikon dy raste në komunën e Leposaviqit

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në një njoftim për media thekson se po vazhdon përpjekjet për ndalimin e transmetimeve ilegale në Kosovë.

Si pjesë e monitorimit në terren, KPM thotë se ka identifikuar dy raste të transmetimeve të paautorizuara të programeve radio në brezin FM, në Komunën e Leposaviqit.

“Pas identifikimit të këtyre rasteve, KPM ka ndërmarrë masa për ndërprerjen e tyre, duke ndërhyrë në lokacionet përkatëse. Më konkretisht, matjet teknike të kryera nga KPM kanë zbuluar transmetime të palicencuara në frekuencën 96.2 MHz më 23 janar 2025 dhe në frekuencën 92.4 MHz më 11 shkurt 2025.


Pas identifikimit të lokacioneve të studiove ku zhvilloheshin këto transmetime, zyrtarët e KPM-së kanë kontaktuar me pronarët e tyre dhe u kanë dorëzuar njoftime zyrtare”, thuhet në njoftim.

Tutje KPM, thekson se në këto njoftime, ata janë informuar se për transmetimin e programeve radio në Kosovë kërkohet licencë e lëshuar nga KPM, sipas legjislacionit në fuqi.

“Pronarët e këtyre ‘radiove’ janë paralajmëruar se në rast të mosndërprerjes së transmetimeve, pajisjet e tyre do të konfiskohen. Gjithashtu, zyrtarët e KPM-së u kanë ofruar informacione të detajuara mbi procedurat e aplikimit për licencë dhe kushtet që duhen plotësuar për të operuar ligjërisht.

Nga ana e tyre, pronarët e ‘radiove pa licencë’ kanë paraqitur certifikatat e regjistrimit të biznesit në Kosovë dhe janë shprehur se mosnjohja e procedurave të plota të licencimit të radios, është shkaku pse ata kanë filluar me transmetim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Referuar komunikatës së KPM-së, ata kanë deklaruar se kishin menduar që certifikata e biznesit ishte e leja për fillimin e aktivitetit të transmetimit dhe nuk ishin të informuar për detyrimin e pajisjes me licencë nga KPM.

“Në përfundim të monitorimit, pronarët e këtyre ‘radiove’ kanë treguar gatishmëri për të respektuar udhëzimet e KPM-së. Ata kanë ndërprerë transmetimet dhe janë shprehur të gatshëm për të aplikuar për licencë sapo të hapen konkurset publike për frekuenca radio”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori