Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këtë të martë, para trupit gjykues kanë dhënë dëshminë e tyre inxhinierët e ndërtimtarisë dhe trafikut rrugor, Ilmi Fetaj dhe Lavdim Guri, në gjykimin ndaj subjektit juridik “SA Sallahu” sh.p.k, Lulzim dhe Naim Sallahut të akuzuar për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Në këtë rast, Lulzim Sallahu në cilësinë e pronarit dhe drejtorit të subjektit juridik “SA Sallahu” sh.p.k dhe “SA Sallahu” sh.p.k, me pronar dhe aksionar 100% Lulzim Sallahu, po akuzohen për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, ndërsa i pandehuri Naim Sallahu po akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”.
Fillimisht, dëshminë e tij para trupit gjykues e ka dhënë dëshmitari Fetaj, i cili në këtë proces u dëgjua në cilësinë e inxhinierit të ndërtimit në kompaninë “SA Sallahu” sh.p.k.
Në pyetjet e prokurores së rastit, Habibe Salihu se kur dëshmitari Fetaj kishte filluar punën dhe në cilat projekte kishte marrë pjesë, dëshmitari u përgjigj duke theksuar se pjesë e kompanisë “SA Sallahu” sh.p.k, është që nga viti 2008 dhe se ka marrë pjesë në po thuajse të gjitha projektet e kësaj kompanie, sipas dëshmitarit diku më shumë e diku më pak, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokurorja Salihu, prezantoj disa referenca të listuara ku pyeti dëshmitarin Fetaj se këto referenca a janë të dëshmitarit dhe a ka punuar ne këto projekte.
Dëshmitari u përgjigj duke u deklaruar se referencat janë e drejtë ekskluzive e kompanisë ose pronarit të kompanisë, ku secili punëtor në një farë forme vrapon prapa një reference, pra ta ketë një referencë.
“Në secilin projekt që janë të shënuara jam pjesë e atij projekti. Mund të kem qenë diku më shumë diku më pak por në secilin projekt kam qenë dhe është një bagazh i madh për mua”, shtoi dëshmitari.
Tutje, dëshminë e tij para trupit gjykues e ka dhënë edhe Lavdim Guri, i cili u dëgjua në cilësinë e inxhinerit të trafikut rrugor.
Dëshmitari Guri, deklaroi se diku nga viti 2010-2011 ka bashkëpunuar me kompaninë “SA Sallahu” sh.p.k, deri në vitin 2024. Përgjatë kësaj periudhe sipas dëshmitarit kohë pas kohe kishte ofruar këshilla lidhur me sinjalizimin rrugor.
“…kohë pas kohe kam dhënë këshilla profesionale të komapania në lidhje me sinjalizimin e rrugëve”, tha ai.
Po ashtu, i pyetur nga anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj se i gjithë dokumentacioni i përmendur në aktakuzë, a konsideroni se këto dokumentacione dhe emri juaj si inxhinier është përdor apo keqpërdor tek projektet e caktuara. Dëshmitari e mohoi këtë, duke thënë se nuk dyshon për këtë.
“Unë asnjëherë nuk kam dyshu as nuk dyshoj se mi kanë keqpërdor dokumentet e mia”, tha ai.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 3 nëntor 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj personit juridik-kompanisë “SA Sallahu” sh.p.k dhe dy personave fizikë: Lulzim Sallahut (pronar aksionar 100% i kompanisë) dhe ndaj Naim Sallahut.
I pandehuri Lulzim Sallahu, në cilësinë e pronarit dhe drejtorit të subjektit juridik “SA Sallahu” sh.p.k dhe “SA Sallahu” sh.p.k, me pronar dhe aksionar 100 % Lulzim Sallahu, po akuzohen për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, ndërsa i pandehuri Naim Sallahu po akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”.
Aktakuza thotë se i pandehuri Lulzim Sallahu dhe i pandehuri “SA Sallahu” sh.p.k, me pronar dhe aksionar 100 % Lulzim Sallahu, më 5 shtator 2019 në Prishtinë, në cilësinë e pronarit të “SA Sallahu” sh.p.k., me rastin e aplikimit në procedurat e prokurimit publik në projektin “Rikonstruimi i Rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë”, të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës, me vetëdije, me qëllim të mashtrimit si dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e Autoritetit Kontraktues, ashtu që kompania e tij “SA Sallahu” sh.p.k, të shpallej fituese e kontratës për projektin në fjalë, kishte paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme, sikurse janë: CV-të dhe referencat në emër të N.M, I.F, B.K., dhe L.G.
Sipas aktakuzës, këto referenca janë paraqitur si dëshmi se kinse të lartpërmendurit ishin pjesë e stafit, respektivisht të angazhuar si inxhinierë të kompanisë dhe se kishin përvojën e nevojshme të punës që kërkohej në njoftimin për kontratë.
Ndërkaq, i pandehuri Naim Sallahu në vitin 2019, thuhet se me qëllim që t’ia mundësojë vëllait të tij të pandehurit Lulzim Sallahu që përmes kompanisë “SA Sallahu” sh.p.k., të plotësonte kushtet e Autoritetit Kontraktues përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës, të shprehura në njoftimin për kontratë lidhur me projektin “Rikonstruimi i Rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë”, respektivisht kinse i njëjti kishte në përbërje të stafit të tij të angazhuar inxhinierë me përvojë, kishte përpiluar dhe nënshkruar referencat e cekura si në dispozitivin I, me përmbajtje të rreme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët