LAJMI I FUNDIT:

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum ka reaguar ndaj një prej vendimeve të para ekzekutive të Donald Trumpit, i cili ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Në një konferencë për shtyp në Meksikë, Sheinbaum iu referua kryesisht vendimeve të presidentit amerikan për migracionin ndërsa tha se dekretet për zonën kufitare jugore dhe protokollet për mbrojtjen e emigrantëve nuk ndryshojnë nga urdhrat që ai dha gjatë mandatit të tij të parë.

“Ne do të veprojmë gjithmonë për të mbrojtur pavarësinë tonë, për të mbrojtur bashkëqytetarët tanë që jetojnë në SHBA. Ne veprojmë në kuadrin e kushtetutës dhe ligjeve tona. Ne veprojmë gjithmonë me kokë të ftohtë”, tha presidenti i Meksikës.


Florida miraton emrin e ri 'Gjiri i Amerikës'
Lexo po ashtu Florida miraton emrin e ri 'Gjiri i Amerikës'

Pas kësaj, ajo iu referua çështjes së ndryshimit të emrit të Gjirit të Meksikës, shkruan reuters.

“Për ne dhe gjithë botën, mbetet Gjiri i Meksikës”, tha Sheinbaum.

Ndryshe, në vendimin ekzekutiv në lidhje me Gjirin e Meksikës, Trump deklaroi se ai ishte një arterie kyçe për tregtinë amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Kalo në kategori