Serbia po kërkon që në komisionin e përbashkët i cili e monitoron dhe i hapë rrugë zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, Kosova të përfaqësohet nga UNMIK-u dhe me shkurtesën IPVQ, Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse.
Pas takimit të fundit të kryenegocatorëve, larg ballinave të lajmeve mbetën zhvillimet në një prej proceseve që qëllimshëm zvarritet me dekada nga Serbia.
Për më tepër, nga Serbia, u bënë akuza se Kosova ka bërë komente që e kanë bllokuar zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Megjithatë, diçka tjetër qëndron prapa strategjisë së akuzave nga Serbia, shteti që vrau mbi mbi 13 mijë njerëz në Kosovë.
“Serbia po insiston, dhe ka thënë kështu bukfalisht se ndryshe nuk bënë hiq, se është UNMIK-u ajo që e përfaqëson Kosovën, që të jetë Kosova jo Kosovë, po që të jetë në Institucione të Përkohshme të Vetëqeverisjes, që kanë qenë para 20 viteve”, ka thënë Andin Hoti – kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Në kuadër të dialogut, deklarata për personat e zhdukur e cila synon zgjidhjen e fatit të të pagjeturve, është miratuar më 2 maj 2023, dhe me të janë pajtuar edhe Kosova edhe Serbia.
Për ta zbatuar përmbajtjen e planit të deklaratës, parashihet një komision i përbashkët që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, dhe në këtë Komision Serbia po pretendon që Kosova të përfaqësohet me UNMIK, dhe me shkurtesën IPVQ, Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse.
“Mendoj se i ka dhënë goditje fatale komplet dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, jo vetëm çështjes së personave të zhdukur por komplet dialogut, sepse Serbia po të thotë kthehu ti para Pavarësisë së Kosovës, po të thotë kthehu në 2004-5-6”, ka thënë Andin Hoti – Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Hoti i quan gënjeshtra pretendimet e kryenegociatorit serb Petkoviq, edhe për diskutimet e edhe për propozimet që kinse ka bërë pala serbe. Sipas tij Kosova e ka refuzuar këtë kërkesë absurde dhe të papranueshme, dhe puna ka ngecur tek drafti për formimin e Komisionit të përbashkët.
Serbia ka shkuar edhe më larg, duke tentuar që UNMIK-un ta mbajë në përfaqësim me një letër tjetër, një lloj aneksi të deklaratës për personat e zhdukur.
Këto propozime të papranueshme për delegacionin e Kosovës vlejnë edhe në raport me mbikëqyrjen që ky komisioni do ta kishte edhe ndaj grupit punues të ndërmjetësuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, aty ku bashkëpunojnë dhe komunikojnë të dyja palët.
Të gjitha këto zhvillime përfshirë edhe tentimin nga pala serbe që të propozohet një lloj aneksi i deklaratës për të pagjeturit, për TV Dukagjini i ka konfirmuar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
“Një nga temat e trajtuara në takimin bilateral me emisarin Lajçak të enjten e javës së kaluar në Bruksel, ka qenë dhe çështja e personave të zhdukur me dhunë. Përsëri, Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës së përbashkët. Serbia insiston të shtohet një “side letter” krah deklaratës së përbashkët, duke zvarritur edhe më tej fillimin e zbatimit të saj. Për të ardhur keq është fakti që Serbia vijon ta keqpërdorë për qëllime politike një çështje të një urgjence humanitare siç është ajo që lidhet me personat e pagjetur”, ka deklaruar Kadiu. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A