LAJMI I FUNDIT:

Bardhi nuk i ndal befasitë për ditëlindjen e Sarës, i mbush dhomën me plot balona

Bardhi nuk i ndal befasitë për ditëlindjen e Sarës, i mbush dhomën me plot balona

Modelja e njohur, Sara Gjordeni, feston sot ditëlindjen.

Ish-banorja e BBVA-s, pranoi dhurata dhe urime të shumta në këtë ditë të veçantë, të cilat i bëri të ditura vetë modelja në Instagram.

Sigurisht, që në këtë ditë speciale për Sarën nuk do të mungonin dhuratat dhe surprizat nga partneri i saj Bardhi.


Artisti i kishte përgatitur një befasi në apartamentin e tyre, duke i mbushur dhomën plot me balona të kuqe dhe një shkrim në mur: “I love you”.

Foto: Sara Gjordeni / Instagram

Përveç kësaj, ai ia bëri edhe dy dhurata të tjera, një unazë dhe një qafore.

“Dikush ta ndal Bardhin sot”, shkroi Sara në njërin prej postimeve, e mbushur me dhurata që pranoi nga partneri i saj. /Telegrafi/

Foto: Sara Gjordeni / Instagram
Foto: Sara Gjordeni / Instagram