Ligji për Komisionin e Pavarur për Media shkatërron tërësisht pavarësinë kushtetuese të këtij institucioni, duke shndërruar këtë institucion si një institucion vartës të Kuvendit dhe lehtë të ndikueshëm nga Qeveria. Kështu është theksuar në raportin “Politizimi i KPM-së”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes analizës të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi më 11 korrik 2024.
Ligji për Komisionin e Pavarur për Media shkatërron tërësisht pavarësinë kushtetuese të këtij institucioni, duke shndërruar këtë institucion si një institucion vartës të Kuvendit dhe lehtë të ndikueshëm nga Qeveria. Kështu është theksuar në raportin “Politizimi i KPM-së”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes analizës të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi më 11 korrik 2024.
Hulumtuesi në IKD, Florian Smajli ka thënë se nga gjetjet që kanë realizuar vërehet se kjo qasje e ligjit të ri të KPM-së është e rrezikshme dhe cenon drejtpërdrejt vlerat dhe parimet e demokracisë të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Po ashtu nga gjetjet, Smajli ka thënë se IKD ka gjetur se rritja e numrit të anëtarëve është një vendim i pambështetur në një analizë reale dhe nuk përkon me nevojën e funksionimit adekuat të KPM-së.
“Ky ligj shkatërron tërësisht pavarësinë Kushtetuese të këtij institucioni duke shndërruar si një institucion vartës të Kuvendit dhe që është lehtë i ndikueshëm edhe nga qeveria. IKD konsideron se kjo qasje e ligjit të ri të KPM-së është e rrezikshme dhe e cenon drejtpërdrejt vlerat dhe parimet e demokracisë të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duke u nisur se ky ligj nuk ka pasur përkrahje as nga faktorët ndërkombëtar, shoqëria civile, media, opozita, kjo mënyrë e veprimit tregon qartazi se miratimi i këtij ligji ishte vullnet vetëm i pozitës…07:07 IKD ka gjetur se rritja e numrit të anëtarëve është një vendim i pambështetur në një analizë reale dhe nuk përkon me nevojën e funksionimit adekuat të KPM-së”, tha ai.
Ndërsa, hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala ka theksuar se politizimi i KPM-së ndodh përmes këtij projektligji, derisa ka shtuar se miratimit të këtij ligji i ka paraprirë një fushatë e egër ndaj KPM-së ku eksponent të partisë politike në pushtet i kanë akuzuar edhe për tradhti kombëtare.
“Miratimit të këtij ligji i ka paraprirë një fushatë e egër ndaj KPM-së ku eksponent të partisë politike në pushtet i kanë akuzuar edhe për tradhti kombëtare, dhe e gjithë kjo për shkak të vendimmarrjes së tyre në kuadër të KPM-së. Tash politizimi i KPM-së ndodh përmes këtij projektligji. Sa i përket zgjedhjes së anëtarëve, numri prej 11 anëtarëve që ngritët nga 7 përcaktohet se do të zgjidhet në atë mënyrë që Komisioni Parlamentar për media do të zhvillojë procedura të konkursit dhe pastaj anëtarët e KPM-së do të votohen me shumicë të thjeshtë. Secila Qeveri e ka të paktën shumicën absolute në Kuvend, në këtë drejtim, mundëson secilës qeveri në pushtet të zgjedhë lehtësisht të gjithë anëtarët e KPM-së dhe që të politizojë këtë komision… Kjo situatë, ky projektligj dhe kjo mënyrë e veprimit, mënyra e ndërtimit të këtyre dispozitave ja humb kuptimin përcaktimit të KPM-së si institucion i pavarur kushtetues. Në fakt nuk përmban kurrfarë pavarësie të KPM-së, thjesht e bën një institucion vartës të partisë në pushtet”, tha Shala.
Ndërsa, ka shtuar se nëse i njëjti do të shkonte tek presidentja për dekretim, presidentja do duhej që të aplikonte të drejtën e saj kushtetuese për kthimin e projektligjit në Kuvend.
“E kemi parasysh se nëse ky projektligj do të shkonte tek presidentja e vendit, për dekretim, do duhej që të aplikonte të drejtën e saj kushtetuese për kthimin e projektligjit në Kuvend, mirëpo dje ky projektligj ka shkuar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese dhe sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullores së punëve të Kuvendit, projektligji në fjalë nuk ka shkuar fare tek presidentja”, shtoi Shala. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025