Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë të hënën se avancimi i të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët, ndërgjinorët e të tjerë) në Kosovë është ende sfidues, dhe është zotuar që Qeveria e Kosovës do t’i adresojë të gjitha përgjegjësitë që ka në këtë drejtim.
Ajo i ka bërë këto deklarata në hapje të Javës së Krenarisë, në një cermeoni të mbajtur në ballkonin e hapur të Qeverisë.
Java e Krenarisë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.
Haxhiu ka thënë se kjo javë është më së shumti për personat që nuk kanë qenë prezentë në ceremoni, për shkak të siç ka thënë ajo, stigmës dhe paragjykimeve.
“Mosvotimi i Kodit Civil në vend, i cili do t’i hapte rrugë ligjit të veçantë për bashkësi civile, por edhe martesat, na ka treguar që duhet punë, angazhim e emancipim shoqëror në fushën e të drejtave të njeriut”, ka thënë Haxhiu.
Kosova nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.
Kjo gjë ishte paraparë të rregullohej me Projektkodin Civil, i cili nuk ka marrë mbështetje në Kuvendin e Kosovës.
Mospajtimet e deputetëve mbi këtë dokument lidhen me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” mes personave me gjini të njëjtë.
Si nga krerët e bashkësive fetare në Kosovë, Projektkodi Civil është kundërshtuar edhe nga disa deputetë, të cilët argumentojnë se janë kundër tij pasi që duan t’i mbrojnë “vlerat e familjes”.
Në një raport të publikuar në mars të këtij viti, nga Spartacus Gay Travel Index, Kosova renditet si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian.
Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Projektkodi Civil është e drejtë elementare për këtë komunitet.
“Një shoqëri që ka kaluar vetë nëpër shtypje, që e di si është të margjinalizohesh, si është të të shkelet e drejta, do të duhej të ishte e fundit që do të dëshironte të shkelte të drejtën e dikujt tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.
Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Alyson Grunder, ka thënë se Java e Krenarisë është më shumë sesa festë.
Ajo ka folur për diskriminimet dhe margjinalizimin e pjesëtarëve të këtij komuniteti në baza ditore dhe ka thënë se është e mahnitur me vullnetin e tyre për të ecur përpara.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të respektuar dinjitetin e të gjithë njerëzve, për t’i mbrojtur të cenueshmit. Inkurajojmë Kosovën që të vazhdojë përpjekjet për të garantuar mbrojtje ligjore për të gjitha grupet që nuk përfaqësohen si duhet, përfshirë ata që identifikohen si LGBTIQ+”, ka thënë Grunder.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ndonëse kjo është hera e tetë që Kosova do të organizojë Paradë të Krenarisë, “për shumë persona, ky lloj diversiteti është joekzistent”.
Në kuadër të Javës së Krenarisë është planifikuar edhe mbajtja e një parade në Prishtinë, më 8 qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker