LAJMI I FUNDIT:

Garë e madhe për Ardon Jasharin, pesë skuadra nga Serie A duan shërbimet e tij

Garë e madhe për Ardon Jasharin, pesë skuadra nga Serie A duan shërbimet e tij

Ardon Jashari vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet te Luzerni apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori shqiptar ka shprehur gatishmërinë për të ndryshuar skuadër pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.


Por deri te transferimi ka ende shumë punë, pasi Luzerni e vlerëson lartë kapitenin e tyre dhe nuk dëshiron ta humbas me pak para.

Calciomercato ka raportuar se pesë është numri i skuadrave italiane që duan transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.

Napoli, Atalanta, Bologna, Verona dhe Sassuolo janë duke kërkuar shërbimet e tij, me këta të fundit që janë favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e Jasharit.

Sassuolo është në bisedime të avancuara me Luzernin për Jasharin, por klubi zviceran kërkon 6,5 milionë euro për ta lënë të lirë atë.

Ardon Jashari lidhet me një transferim të mundshëm te tri klubet e njohura evropiane
Lexo po ashtu Ardon Jashari lidhet me një transferim të mundshëm te tri klubet e njohura evropiane

Interesim për talentin shqiptar kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Villarreal, Freiburg, Eintracht Frankfurt, Benfica dhe Celtic.

Jashari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje zyrtare me Luzernin ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori