LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së, Haliti: Milan Radoiçiq kërcënon udhëheqësit politikë përmes sms-ve

Deputeti i PDK-së, Haliti: Milan Radoiçiq kërcënon udhëheqësit politikë përmes sms-ve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti tha se Milan Radoiçiq i cili ka udhëhequr grupin terrorist në sulmet e 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, përmes një sms që ka siguruar Policia e Kosovës ka kërcënuar me vrasjen e udhëheqësve politikë nëse atij i preket banesa dhe restoranti që posedon në veri të vendit.

Sipas Halitit, për RTV21, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt.


Mbrojtja e liderëve të opozitës - eksperti i sigurisë: Kërcënimet e mundshme nga Serbia, synojnë degradimin e situatës në Kosovë
Lexo po ashtu Mbrojtja e liderëve të opozitës - eksperti i sigurisë: Kërcënimet e mundshme nga Serbia, synojnë degradimin e situatës në Kosovë

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku së fundmi janë marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës, pas informacioneve për kërcënime të mundshme nga grupe terroriste serbe.

Ndërkaq, Milan Radoiçiq përmes një letre publike më 29 shtator, njoftoi se kishte dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të Listës Serbe dhe pranoi se “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)