LAJMI I FUNDIT:

Girona merr kreun e tabelës në La Liga, mposht në shtëpi Celta Vigon

Girona merr kreun e tabelës në La Liga, mposht në shtëpi Celta Vigon

Girona ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së dhjetë në La Liga, duke vazhduar edhe më tutje “ëndrrën”.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë dhe pa raste, me të dy ekipet që prisnin për ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës.


Rasti i vetëm për gol në këtë pjesë erdhi në minutën e 41-të kur Jonathan Bamba i ekipit mysafir pas një vrapimi fantastik bën një goditje e cila u ndal me sukses nga portieri vendas Gazzaniga.

Në pjesën e dytë Girona shtoi intensitetin e lojës dhe rrezikuan në disa raste portën e Celta Vigos.

Këto përpjekje të tyre u shpërblyen krejt në fund të takimit, kur në minutën e 91-të të takimit, Yangel Herrera shënoi një gol të bukur nga afro 18 metra për t’i dhënë fitoren e radhës Gironas.

Kjo fitore ishte e treta radhazi në kampionat për Gironan, teksa ata momentalisht gjejnë veten si lider në elitën e futbollit spanjoll me 28 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se sa Real Madridi që nesër luan derbin ndaj Barcelonës.

Xhiron e radhës të besuarit e Michel e luajnë në udhëtim ndaj Osasunas, teksa shpresojnë që të vazhdojnë me rezultate pozitive./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori