LAJMI I FUNDIT:

Caktohet përfundimisht se ku do të zhvillohet ndeshja Zvicër – Kosovë

Caktohet përfundimisht se ku do të zhvillohet ndeshja Zvicër – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luaj në nëntor ndeshjen e fundit kualifikuese jashtë shtëpisë së saj.

Dueli i fundit i Dardanëve jashtë shtëpisë këtë edicion zhvillohet në udhëtim te Zvicra dhe tanimë është caktuar edhe orari dhe vendi ku do të zhvillohet ky duel.


Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se takimi Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumi St Jakob-Park më 18 nëntor me fillim nga ora 20:45.

“Është përcaktuar vendi i ndeshjes së fundit të kombëtares së meshkujve në shtëpi në vitin 2023. Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës të shtunën më 18 nëntor në ora 20:45 do të zhvillohet në St. Jakob-Park”.

“Shitja e biletave për këtë duel fillon më 20 tetor me fillim nga ora 14:00 në mënyrë elektronike në www.ticketmaster.ch”, ka shkruar Federata zvicerane e futbollit.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë mes Zvicrës dhe Kosovës, ku e para ishte zhvilluar miqësore në Zurich dhe kishte përfunduar baras 0-0.

Ndërkohë dueli i dytë u zhvillua muajin e kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ku dy ekipet përfaqësuese u ndanë baras 2-2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Premier League
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori