LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në veri, komisioneri evropian: Retorika e Serbisë tejet shqetësuese dhe në kundërshtim me thirrjet e BE-së

Sulmi në veri, komisioneri evropian: Retorika e Serbisë tejet shqetësuese dhe në kundërshtim me thirrjet e BE-së

Parlamenti Evropian, ka diskutuar sulmin terrorist në pjesën veriore të Kosovës , të nxitur dhe mbështetur nga Serbia.

Janez Lenarçiq, komisioner evropian për Menaxhimin e Krizave, gjatë fjalimit të tij para eurodeputetëve, sulmin në veri të udhëhequr nga Milan Radoiçiq e ka quajtur paprecedentë.

Po ashtu ka kërkuar që kryesit e sulmit të armatosur të vihen para drejtësisë.


Duke folur për sasinë e armëve të konfiskuar nga Policia e Kosovës, Lenarçiq tha se kjo dëshmon se situata është tejet serioze.

“Retorika nga Serbisë sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën dita e zisë është shpallur, ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për depërshkallëzim”, tha Lenarçiq.

Komisioneri evropian shtoi se Bashkimi Evropian pret prej Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht.

“BE-ja po e ndjek afër hetimet në vijim dhe pret që kryesit të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht duke përfshirë edhe në parandalimin e kontrabandimit të armëve afër vijës kufitare administrative. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përshkallëzojë situatën”, u shpreh Lenarçiq, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori