LAJMI I FUNDIT:

Faton Shoshi i rikthehet estradës, merr sërish nën menaxhim Ledrin

Faton Shoshi i rikthehet estradës, merr sërish nën menaxhim Ledrin

Sipërmarrësi Faton Shoshi dikur kishte bërë bujë me menaxhimin e disa prej emrave më të njohur të estradës.

Ai ka qenë për shumë kohë menaxher i emrave të suksesshëm si: Era Istrefi, Buta dhe Ledri Vula.


E këtë të fundit, duket se e ka rikthyer prapë në menaxhim dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga vet Ledri.

Ai në një prononcim për ‘Artistët Shqiptarë’ ka thënë pohuar se tashmë do të bashkëpunojë me Fatonin, duke konfirmuar se kanë pasur raporte të mira gjithë këto vite, edhe pse nuk kanë qenë duke punuar bashkë.

“Fatoni gjithmonë ka qenë aty edhe kur s’ka qenë atyre”, është shprehur mes të tjerash Vula.

I njëjti deri më tani ka qenë nën menaxhimin e Enis Fetahut. /Telegrafi/