LAJMI I FUNDIT:

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

Instituti ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme (atomistë) në Kosovë ka hapur konkurs për përzgjedhjen e atomistëve të rinj. Mundësi aplikimi kanë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XI nga të gjitha shkollat e Kosovës. Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, nga mësimdhënësit, nga shoqëria, apo të vetë-nominohen.

Pas procesit të aplikimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili do të përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI për të qenë atomist), të cilëve synohet që t’ju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme përkrahëse, si: kurse të avancuara – Shkolla+, kamp veror, vizita studimore, orientim në karrierë dhe këshillim psikologjik, ndërmjetësim për bursa, takime me profesionistë dhe personalitete të shquara, qasje në literaturë të avancuar, klub të atomistëve për aktivitete të përbashkëta, aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative, etj.. Të gjitha shërbimet dhe aktivitetet përkrahëse për atomistët do të ofrohen falas nga Instituti ATOMI.

Afati i konkursit për nominim – aplikim zgjatë një muaj, prej 26 shtator deri më 26 tetor 2023. Të interesuarit për të aplikuar vet apo për të nominuar dikë, të gjitha informatat dhe detajet e nevojshme të konkursit mund t’i gjejnë në faqen e internetit të Institutit ATOMI në lidhjen në vijim:https://atomi-ks.org/2023/09/20/httpsatomi-ks-org20230920hapet-konkursi-per-te-aplikuar-te-atomi-2/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori