Të dielën në Prishtinë është mbajtur mbrëmja finale e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, Pri Film Fest.
Edicioni i 15-të i këtij festivali solli shumë prodhime kinematografike nga vendi, rajoni dhe mbarë bota, e që në fund kulmuan me ndarjen e çmime në kategoritë përkatëse.
Për Telegrafin, organizatorët, regjisorët e aktorët pjesëmarrës ndanë emocionet e tyre të mbrëmjes finale.
Organizatori dhe regjisori Fatos Berisha, tha se është ndarë i kënaqur me maratonën një javore që ky festival ka sjell në Prishtinë.
“Besoj se ka shkuar mirë, duhet pyetur edhe njerëzit tjerë sepse unë jam brenda organizimit dhe më duket se ka shkuar mirë nga numri i madh i publikut, më duket se ka qenë numri më i madh deri tash. Sidomos te këto shfaqjet e mbrëmjeve të filmave, prej numrit të madh i njerëzve ndërkombëtarë dhe nga rajoni, prej postimeve në rrjetet sociale, prej mediave, si me thënë suma-sumarum më duket se ka shkuar mirë”, tha Berisha.
Tashmë prej dy vitesh, për të gjithë vërehet qartazi mungesa e ikonës së këtij festivali, regjisores dhe organizatores Vjosa Berisha – e cila vizualisht nuk mungon asnjëherë.
Jashtë ambienteve të festivalit, në objektin e Hotel Grand ishte vendosur imazhi i saj vizual, gjersa vetëm pak metra më poshtë ishte edhe një flamur me fotografinë e saj, në kujtim të trashëgimisë që ajo ka lënë prapa.
Mes emocionesh, bashkëshorti i saj tha se ende e ka të vështirë të mësohet në organizimin e këtij festivali, pa armën e fortë që dikur kishte në krah.
“Ne kemi vendosur vjet që ta vazhdojmë festivalin në emër të saj. Normalisht vjet ka qenë më vështirë. Po ashtu sivjet ka qenë vështirë sepse ajo ka qenë udhëheqëse dhe i ka bërë shumicën e gjërave, sidomos në organizim. Por duke marrë parasysh që kemi vendosur ta bëjmë në kujtim të saj, i kemi dhënë vetes detyrë ta bëjmë sa më mirë që është e mundur. Shpresoj që ia kemi dalë”, tha Fatos Berisha.
Ndërkohë, prezantuesja e Pri Film Fest 2023, Aurita Agushi, tha se tashmë ky event ka marrë formën e tij të organizimit përderisa ka arritur në edicionin e 15-të.
“Edicioni i sivjetmë i PriFest-it është fantastik, si çdo edicion tjetër ka marrë tashmë formën. PriFest-i është në edicionin e tij të 15-të edhe është një festë shumë e madhe për krejt komunitetin artistik. Kemi mundësinë të shohim filma prej krejt botës, të takojmë njerëz, të krijojmë miqësi të reja dhe këtë mundësi na e jep vetëm PriFest-i”, tha Agushi.
Aktorja dhe drejtoresha e Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë, Albulena Kryeziu – Bokshi, pati gjithashtu fjalë emocionale në dedikim të organizatores së ndjerë.
“Vërtet është e dhimbshme sa herë e kujtojmë që Vjosën nuk e kemi në mesin tonë, sepse Vjosa ka qenë gjithmonë motor i secilit artist, secilit bashkëpunëtor që Vjosa ka pasur. Prandaj mungesa e saj natyrisht që vërehet dhe pashmangshëm është ajo vërejtje. Gjithsej Fatosi me ekipin po bëjnë punë të mrekullueshme që po e vazhdojnë këtë trashëgimi që e ka lënë Vjosa. Po mbledh artistë prej krejt botës, po na mbledh neve, po na jep neve një mundësi për të komunikuar me botën e kinematografisë dhe është vërtet për t’u lakmuar puna që janë duke e bërë”, tha Kryeziu-Bokshi.
Aktori nga Prizreni, Besni Krapi, i cili është i rregullt në Pri Film Fest, tha se angazhimi i madh në organizimin e këtij festivali, do ta kthejë këtë event në një prej festivaleve më të rëndësishme në të ardhmen e afërt.
“Çdo edicion e më shumë ambicia është për të rritur dhe unë besoj se po shkon në atë drejtim. Sepse numri I projekteve, kualitet po rritet, numri i njerëzve në industri po rritet, po shkon duke u shtuar. Kjo nuk ka rrugë tjetër përveçse PriFest-i me qenë një ndër festivalet më të mëdha në të ardhmen e afërt”, tha Besnik Krapi për Telegrafin.
Ndërsa, aktorja Ilire Vinca, tha se vazhdon ta shohë qëllimin kryesor të festivalit si bashkëveprimin dhe pikëtakimin e shumë aktorëve dhe filmbërësve, që çojnë më pas në rezultate të mrekullueshme kinematografike.
“Ashtu siç është edhe mesazhi i PriFest-it ‘Friendship Forever (Miqësia e përhershme)’. Dhe vula e Vjosës tonë të dashur që ka ditur të krijojë një festival kaq të dashur, kaq të vrulltë – s’ka se si të jetë ndryshe”, tha Vinca për Telegrafin.
Si një shoqe e të ndjerës, Vjosa Berisha, Ilirja u shpreh se ndjenjat që përjeton nga mungesa e saj janë krenari e përzier me dhimbje.
“Është një dhimbje dhe një krenari. Është dhimbje sepse mungesa e saj vërtet vërehet por është edhe krenari që të gjithë shoqëria e Vjosës vijmë këtu për ta kujtuar, dhe në kujtimin e saj ta shohim madhështinë dhe krenarinë që e kemi pasur fatin ta kemi pjesë të jetës tonë”, tha aktorja e teatrit.
Edhe aktorja Arta Selimi nuk hezitoi të ndante emocionet e saj të mbrëmjes, duke thënë se e ka ndjekur Pri Film Fest-in nga afër, sa herë që ka gjetur kohë gjatë javës.
“Për disa netë me rend, sa herë që kam pasur kohë nëse kam qenë e lira nga provat në teatër kam parë për të parë filma. Atmosfera si zakonisht kurrë nuk dështon të më befasojë për të mirë”, tha Arta për Telegrafin.
Më tej ajo shtoi, se përkundër faktit që organizatorja e ndjerë mungon fizikisht, ajo e sheh vazhdimisht Vjosën si pjesë vizuale të festivalit.
“Mungesa e Vjosës normalisht vërehet, por vërehet edhe puna që e bëjmë për ta kujtuar atë edhe gjithçka është pak e mallëngjyeshme por shumë një ndjenjë e mirë me pas atë prezentë këtu edhe pse s’është fizikisht. Vërehet mungesa e saj”, tha Selimi.
Aktorja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Jonida Vokshi, është gjithashtu e rregullt në Pri Film Fest.
“Unë kaloj mirë si gjithmonë. Për mua është kënaqësi që vij këtu, është një nga ato evenimentet e filmit që mezi e pres. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër, ia ka dalë të ketë atë atmosferën fantastike PriFest-i”, tha Vokshi për Telegrafin.
Mbrëmja finale e Pri Film Fest përfundoi me ndarjen e çmimeve për filmat fitues në kategoritë përkatëse.
Kjo është lista me fituesit e sivjetmë në Pri Film Fest:
Mirenjohje speciale per filmin e shkurtër: HOME OF THE HEART nga Sarah Saidan, Francë;
Filmi më i mirë i shkurtër: ROAD TRIPPER, nga Christophe Granger, Francë
Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm:
SI NÉ VAJ nga Aulona Selmani, Zvicërr;
Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë Eli Skorcheva për filmin BLAGA’S LESSONS, Bullgari;
Hyjnesha e Artê për aktorin më të mirë shkon për vëllezërit binjak Edgar Morais
Rafael Morais nga filmi NJË FILXHAN KAFE DHE KÊPUCË TË REJA VESHUR, Shqipëri;
Hyjnesha e Artë për regjinë më të mirë ndahet mes Fisnik Maxville dhe Stefan Kumandarev;
Hyjnesha e Artë – Çmimi i PriFest-it për arritje vjetore në kinematografi për kineastin vendor, shkon për:
producentin VALON BAJGORA
‘Çmimi Vjosa Berisha’ – Hyjnesha e Kuqe per filmin me te mirë Ballkanik:
ndahet mes filmave TOKA BRENDA MEJE nga Fisnik Maxville (Kosove, Zvicerr) dhe BLAGA’S LESSONS nga Stefan Kumandarev (Bullgari).
Mirupafshim në edicionin 16. /Telegrafi/
Fotografi të tjera nga nata finale e edicionit të 15-të të Pri Film Fest në Prishtinë:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A