LAJMI I FUNDIT:

AUV: Therja e kurbaneve të mos bëhet jashtë thertoreve të licencuara

AUV: Therja e kurbaneve të mos bëhet jashtë thertoreve të licencuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë thirrje që të mos të bëhet therja e kurbaneve jashtë thertoreve të licencuara.

Sipas AUV-it, këto thertore posedojnë kushte teknike, sanitare dhe higjienike.

“Therjen e Kurbaneve të bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të cilat janë nën mbikëqyrje të kontrolleve zyrtare të inspektorëve veterinarë. Kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jenë kontrolluara. Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi i nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum”, thuhet në apelin e AUV-it.


Po ashtu, AUV thotë se therja e kafshëve në hapësirat publike është i ndaluar me ligje.

“Thertoret posedojnë teknike, sanitare dhe higjienike, posedojnë ambiente, temperatura dhe pajisje adekuate për therje të sigurta. Inkurajojmë të gjithë qe të përdorin mjete adekuate gjatë tregtimit prej fermës, në thertore. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”, shton agjencia.

“Therja e kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet është i ndaluar me ligje dhe ndaj secilit qe shkelë ligjin janë të papara masat ndëshkimore”, përfundon AUV. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori