LAJMI I FUNDIT:

Lautaro Martinez: Finalja e Ligës së Kampionëve të jep ndjenjat e njëjta sikurse finalja e Kupës së Botës

Lautaro Martinez: Finalja e Ligës së Kampionëve të jep ndjenjat e njëjta sikurse finalja e Kupës së Botës

Lautaro Martinez nënvizoi se Interi është në hapin e fundit, pra në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

Sulmuesi 25-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që fitoi Kampionatin Botërorin 2022 në Katar, është kthyer në lojtarë vendimtar për Nerazzurrët dhe pritet të luajë një rol të madh edhe në finalen e Stambollit.


Lautaro ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 56 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe do të dojë të lërë shenj edhe në stadiumin Ataturk.

Megjithatë, në rrugën e tyre qëndron një skuadër si Manchester City, që kërkon tripletën këtë sezon.

“Ato janë dy finalet më të rëndësishme që një lojtar mund të luajë, e vetmja gjë që ndryshon është fanella. Ndjenjat janë të njëjta, unike, për të shkuar deri në fund”.

Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë
Lexo po ashtu Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë

“Është falë punës së bërë gjatë vitit, skuadra është ajo që ka rëndësi, është gjëja më e rëndësishme. Jemi në hapin e fundit, duhet të jemi gati për këtë ndeshje”, ka thënë Lautaro.

Ai u ndal edhe te Manchester City, duke e vlerësuar lartë rivalin e finales.

“Ne e dimë se Manchester City është një rival shumë i vështirë për t’u përballur, për shkak të cilësisë që ka. Por ne jemi gati, kemi bërë punën tonë dhe jemi gati sa të mundemi”, nënvizoi argjentinasi.

Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur
Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Në fund ai tha se ky është sezoni më i mirë në karrierën e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori