LAJMI I FUNDIT:

Mourinho po negocion kontratën e re me Romën

Mourinho po negocion kontratën e re me Romën

Jose Mourinho jo vetëm që është gati të qëndrojë te Roma, por edhe të zgjasë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2026.

Trajneri portugez kishte ngritur vazhdimisht dyshime për të ardhmen e tij, duke këmbëngulur se klubi duhej t’i jepte atij më shumë burime për të punuar, edhe pse qëndronte brenda parametrave të Fair Play Financiar.


Situata ndryshoi pas një takimi me pronarët e klubit, familjen Friedkin, por edhe faktin që Paris Saint-Germain u tërhoq nga bisedimet me Special One, pasi hierarkia e Katarit nuk e konsideroi atë të përshtatshëm për skuadrën e Ligue 1.

Mourinho flet për të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin me PSG-në
Lexo po ashtu Mourinho flet për të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin me PSG-në

Sidoqoftë, Corriere dello Sport pretendon se tani ka negociata që jo vetëm të mbetet për vitin e tretë dhe të fundit të kontratës së tij, por edhe për ta zgjatur atë deri në vitin 2026.

Mourinho fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e tij të parë, më pas arriti në finalen e Ligës së Evropës, duke humbur vetëm në penallti nga Sevilla. /Telegrafi/